Komunarët e veriut: Me marrëveshjen është pranuar pavarësia e Kosovës

Anëtarët e të ashtuquajturit Kuvend i Komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë janë shprehur se me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal është pranuar pavarësia e Kosovës.
Në një takim që kanë zhvilluar në Mitrovicë, ata kanë thënë se “marrëveshja i hap dritaren e botës Prishtinës dhe Kosova bëhet subjekt i së drejtës ndërkombëtare, që në mënyrë legale dhe legjitime mund të lidhë marrëveshje ndërkombëtare”.
Kreu i këtij organi paralel, Marko Jakshiq, tha se “marrëveshja edhe njëherë ka legalizuar shtetin tjetër shqiptar në Ballkan”.