Parlamenti grek debaton për pakon e kursimit
Parlamenti grek nis sot debatin për planin e kursimit, që në masë të madhe është e papranueshme nga publiku grek.
FMN dhe BE kanë thënë se Greqia duhet të miratojë pakon e rritjes së taksave në vlerë prej 28 miliardë eurove dhe të shkurtimit të shpenzimeve, si kusht për të marrë këstin tjetër të kredisë nga këto institucione.
Athina ka thënë se i duhen 12 milionë euro për të paguar borxhet në muajin e ardhshëm dhe për të evituar falimentimin.
Votimi i pakos pritet të bëhet të mërkurën.