Parlamenti heq dore nga dieta

Pas vendimit te qeverise nr. 754 date 15.09.2010 Kuvendi ka marre te drejten per te qene autoriteti kontraktor per kryerjen e procedurave te prokurimit publik. Vendimi i fundit i Keshillit te Ministrave rreth nje muaj me pare ka ndaluar te gjitha institucionet te kryejne prokurim publik mbi vleren 400 mije leke pervec institucionit te Parlamentit.
Pas vendimeve te koheve te fundit per ndalimin e kryerjes se prokurimeve publike ne vlera te medha financiare qeveria i ka dhene dore te lire Kuvendit per te vepruar ne kete fushe si autoritet kontraktor.
Keshilli i Ministrave 24 dite me pare miratoi vendimin per disiplinimin dhe perdorimin e fondeve buxhetore. Ne kete vendim qeveria ndalon prokurimet publike nga institucionet mbi vleren financiare 400 mije leke duke i dhene te drejten per te kryer prokurime ne menyre te lirshme vetem dy institucioneve Kuvendit dhe Ministrise se Shendetesise.
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te ligjit nr. 9643 date 21.11.2006 Per prokurimin publik te ndryshuar te ligjit nr. 9936 date 26.6.2008 Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise dhe te ligjit nr. 10190 date 26.11.2009 Per buxhetin e vitit 2010 te ndryshuar me propozimin e ministrit te Financave te ministrit te Brendshem dhe te ministrit te Drejtesise Keshilli i Ministrave vendosi te shtoje dy sugjerimet e mesiperme.
Perjashtimisht lejohet Kuvendi i Republikes se Shqiperise si autoritet kontraktor te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te prokurimit per objektet e meposhtme si blerje materialesh elektronike profesionale blerje pjesesh kembimi per automjete blerje materialesh elektrike kontrata per sherbimin e internetit me kohezgjatje 16 muaj sherbimi celular per administraten e Kuvendit.
Deputetet e Kuvendit kane miratuar ne nje mbledhje te fshehte te Komisionit te Ekonomise mosshkurtimin e fatures financiare per Parlamentin. Kjo beri qe edhe pas heqjes se makinave dhe shofereve nga administrata e Kuvendit deputeteve te mos i mungojne privilegjet. Paga aktuale mujore e nje ligjvenesi shkon mesatarisht 139 mije leke pagesa telefonike 17 mije dhe dieta ditore eshte ndare sipas kategorive dhe zonave ku ata jane zgjedhur deputete e cila ne dite kap nje vlere prej rreth 6 mije lekesh. Per cdo mbledhje komisioni ata paguhen 2 mije leke ndersa kryetaret e grupeve parlamentare 5-15 mbi pagen e deputetit ne raport me numrin e anetareve te grupit. Dy kryetaret e grupeve me te medha marrin 20 mije leke tarife celulari ne muaj.