E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Koha qe Tirana te clirohet nga bashkia uzurpatore dhe vendore qe po i zene frymen

10-10-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri deklaroi dje se largimi i kastes ylberiste nga bashkia e Tiranes ishte nje domosdoshmeri per shkak se opozita po bente gjithcka per te bllokuar reformen zgjedhore dhe po shkaterronte perspektiven e zhvillimit te kryeqytetit


Zevendeskryeministri Ilir Meta ka leshuar akuza te ashpra dje ndaj kryetarit te bashkise Tirane Edi Rama per standardet rrenuese ndaj qytetit dhe jetes se qytetareve. Dy problemet kryesore ne te cilat u ndal nr 2 i qeverise jane kaosi i trafikut dhe ndotja e jashtezakonshme e ajrit. Duke folur per zgjedhjet per bashkine e Tiranes Meta tha se nuk eshte e rendesishme se kush vjen ne krye te saj por duhen zgjidhur dy problemet emergjente te kryeqytetit gje qe deri me tani ska ne plan ta beje Edi Rama vec rendimit te situates. Ne nuk synojme as ta marri LSI-ja as ta marri PD-ja as ta marri ndonje force tjeter politike bashkine e Tiranes. Bashkine e Tiranes duhet ta marrin qytetaret e Tiranes. Sepse ju e shikoni se cfare problemesh te medha hasin qytetaret e kryeqytetit cdo dite qe nga nje trafik i tmerrshem e deri ne probleme mjaft serioze me mjedisin. Qe nga problemet dramatike me frymemarrjen e qytetareve femijeve dhe te gjithe banoreve te kryeqytetit u shpreh Meta. Ai deklaroi se ne keto kushte Tirana ka nevoje per nje zhvillim te ri duke filluar nga pranvera e vitit te ardhshem kohe kur mbahen zgjedhjet lokale. Tirana nuk mund te mbetet me instrument i lojerave politike Tirana ka nevoje per tu zhvilluar ne menyre transparente ne dialogjet e te gjithe komunitetit dhe sido qe te jete Tirana do te votoje per integrimin dhe jo kunder integrimit. Kjo smund te ndodhe kurre. Tirana gjithnje ka qene pararoje e proceseve evropianizuese dhe kete do ta beje me shume cilesi edhe me daten 8 maj tha Meta. Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise ka folur edhe per reformen zgjedhore. Ai kerkoi qe te nise puna sa me shpejt per permiresimin e kodit pasi po ofrojne zgjedhjet vendore. Meta i pyetur nga mediat theksoi se shkaktare kryesore e ngercit politik eshte opozita dhe sipas tij puna per hartimin e reformes zgjedhore duhet te kishte nisur. Meta thekson nuk do te kete shtyrje te dates se zhvillimit te zgjedhjeve vendore pasi tashme eshte percaktuar 8 maji. Jemi ne nje proces politik dhe te gjithe duhet te permbushin detyrimet e tyre per vendin dhe per integrimin theksoi Meta. Ai shtoi se Partia Socialiste synon te pengoje reformen zgjedhore dhe madje edhe shtyrjen e dates se zgjedhjet. Opozita nuk ka qellim standardin e zgjedhjeve. Reformat zgjedhore duhet te nise sa me pare deklaroi me tej Meta.


Komisioneri per zgjerimin i KE-se Stefan Fule i ka nisur nje leter Kryeministrit Berisha per situaten politike dhe per zgjedhjet e ardhshme. Si e komentoni permbajtjen e kesaj letre Preokupimi i perfaqesuesve te politikes evropiane ne Bruksel apo Strasburg ka qene i vazhdueshem dhe te gjithe jane deshmitare se gatishmeria e mazhorances ka qene dhe mbetet e jashtezakonshme dhe shume xheneroze ne drejtim te opozites ne menyre qe ajo te kaperceje disa probleme per te cilat nuk eshte pergjegjese mazhoranca por per te cilat duhet degjuar zeri i organeve me kompetente ne vend per kete ceshtje sikurse eshte ai i Gjykates Kushtetuese apo qofte edhe ai i Komisionit te Venecias qe eshte i pranuar nga mazhoranca pa asnje lloj hezitimi. Prandaj shkaktaret e nje situate jonormale ne vend qe te gjejne force dhe kuraje per te kaluar mbi interesat e vogla meskine apo te ngushta dhe per te hapur rrugen e nje procesi shume te rendesishem jo vetem transparence por edhe reformat per integrimin e vendit nuk duhet kurrsesi te mbeten peng i lojerave te vogla. Keta qe ju i quani shkaktare te kesaj situate jonormale duket se nuk kane gjasa te behen pjese e reformes zgjedhore.


Afati i fundit eshte muaji nentor qe te perfundoje puna per reformen zgjedhore. A mendoni se Levizja Socialiste per Integrim do te futet ne zgjedhjet vendore te 8 majit me kete kod zgjedhor Absolutisht 8 maji do te jete dita e zgjedhjeve vendore ne te gjithe Shqiperine pasi eshte vendosur tashme dhe nuk mund te kete shtyrje apo kthim prapa. Reforma zgjedhore duhet te kishte nisur me kohe. Ne si LSI kemi insistuar qysh ne fillim per nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese dhe qe ti jape pergjigje te gjitha rekomandimeve te raportit te OSBE-ODIHR-it nisur nga zgjedhjet e fundit. Absurditeti me i madh eshte se pikerisht ata qe kerkojne gjoja transparencen apo qe flasin per ate me shume se per cdo gje tjeter i shmangen dhe duan te bllokojne reformen zgjedhore e cila synon te rrise transparencen permes permiresimit te ligjit dhe jo me fjale apo me deklarata boshe. Prandaj ne do te vazhdojme perpjekjet tona qe kjo reforme zgjedhore te nise sa me shpejt. Ne rast se synohet permes gjoja kerkeses per transparence te bllokohet reforma zgjedhore atehere te jeni te bindur qe ky eshte autogoli me i madh qe ky lidership i opozites do te bente sepse dot lsquou konfirmonte te gjitheve se nuk ka qellim standardin e zgjedhjeve sikurse per fat te keq nuk e kishte as kur u be kodi zgjedhor Rama-Berisha nje vit e gjysme me pare por e shikon gjithcka si nje loje politike me shpresen se zgjedhjet vendore do te mund te shtyhen qofte edhe tre dite sikurse e thate pa dashje.


A kane nisur negociatat me PD-ne per bashkine e Tiranes dhe per cfare kompromisi do tia linit ju PD-se kete bashki Ne nuk synojme as ta marri LSI-ja as ta marri PD-ja as ta marri ndonje force tjeter politike bashkine e Tiranes. Bashkine e Tiranes duhet ta marrin qytetaret e Tiranes. Sepse ju e shikoni se cfare problemesh te medha hasin qytetaret e kryeqytetit cdo dite qe nga nje trafik i tmerrshem e deri ne probleme mjaft serioze me mjedisin. Qe nga problemet dramatike me frymemarrjen e qytetareve femijeve dhe te gjithe banoreve te kryeqytetit. Tirana nuk mund te mbetet me instrument i lojerave politike Tirana ka nevoje per tu zhvilluar ne menyre transparente ne dialogjet e te gjithe komunitetit dhe sido qe te jete Tirana do te votoje per integrimin dhe jo kunder integrimit. Kjo smund te ndodhe kurre. Tirana gjithnje ka qene pararoje e proceseve evropianizuese dhe kete do ta beje me shume cilesi edhe me daten 8 maj.


Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ju ka derguar te premten nje leter. A mund te na thoni dicka me shume per permbajtjen e kesaj letre I jam shume mirenjohes Sekretares Amerikane te Shtetit Clinton per vleresimet dhe konsideratat e saj te larta pertej kortezive normale ne raste te tilla. Por mbi te gjitha i jam shume mirenjohes per vleresimin qe ajo ka i bere lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne i kemi konfirmuar vazhdimisht por ka qene per te ardhur keq dhe shpreh keqardhjen qe ka ende elemente ne politiken shqiptare ka segmente te cilet kerkojne te krijojne probleme te paqena pikerisht ne marredheniet e shenjta te Shqiperise me SHBA-te vendit qe ka bere me shume per shtetin shqiptar qe nga themelimi i tij e deri me sot per gjithe kombin shqiptar.


Ju jeni shprehur qe Gjykata Administrative shume shpejt do te miratohet. A shpresoni ende se kjo do te ndodhe Une jam i bindur se do te jete e afert dita kur parlamenti shqiptar do ta votoje ligjin per Gjykaten Administrative sepse kjo nuk eshte nje gjykate ne sherbim te shtetit. Perkundrazi kjo eshte nje gjykate qe mbron biznesin nga qeveria nga bashkia dhe nga cdo institucion tjeter qe mund te sillet ne menyre arbitrare. A do ti jepnit PS-se votat per komisionin hetimor ne kembim te votave per miratimin e Gjykates Administrative A jua ka bere opozita nje kerkese te tille Ketu nuk jemi ne pazarin e gjese se gjalle. Ketu jemi ne nje proces politik ku te gjithe permbushin detyrimet qe kane ndaj votuesve te tyre ndaj vendit dhe ndaj shtetit te se drejtes dhe nuk ka opozite askund ne vendet demokratike qe te mos jape kontributin e saj te rendesishem gje qe eshte edhe ne favorin e saj se sa per reformat ne drejtesi dhe per forcimin e shtetit te se drejtes.


Lideri i opozites ka bere te ditur se do te beje disa amendime per projektligjin e Gjykates Administrative. A do ti votoni ju ato propozime ne parlament ne rast se ndodh dicka e tille Absolutisht cdo propozim cdo pjesemarrje e Partise Socialiste ne reformat e medha per te cilat ka nevoje vendi eshte e mirepritur dhe padyshim qe gjithcka do te pranohet sepse besoj qe keto jane procese qe i sherbejne te gjithe vendit. Njekohesisht ju e dini qe per procese te tilla sikurse eshte Gjykata Administrative apo edhe ne akte te tjera ligjore ne bashkepunojme ngushte si qeveri dhe si shtet me Shtete e Bashkuara te Amerikes me Bashkimin Evropian me USAID-in me EURALUS-in me institucionet e tjera me kompetente ne keto fusha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›