E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vanackere Rezoluta unifikoi Bashkimin Europian

Ministri i Jashtem i Belgjikes Stiven Vanackere ne emer te presidences se radhes te BE-se e cilesoi rezoluten e miratuar ne OKB nje arritje jo vetem per Kosovem por edhe per komunitetin evropian. Ai u shpreh se dokumenti arriti te unifikonte ne nje qendrim te 27 vendet anetare. Ndjekim deklaraten e shefit te diplomacise blege dhene per gazetarin tone ne Bruksel Gjovalin Kola.

Jam jashtezakonisht i lumtur per ate qe ndodhi mbreme. E quaj kete nje gje esenciale per unitetin e BE-se i cili mundi te finalizoje nje qendrim unanim. Jam vecanerisht i kenaqur sepse u vertetua se ne jemi te bashkuar kur qellimet arrihen nepermjet dialogut cka u provua edhe me kete Rezolute. Jam jashtezakonisht i lumtur qe ne se bashku me OKB-ne nxjerrim kete Rezolute e cila krijon kushtet qe Catherine Ashton te flase me nje ze me zerin e 27-shes. Kjo Rezolute vjen ne nje moment te nevojshem dhe provon se BE-ja eshte e afte te marre vendime ne menyre unanime. Nese jemi te afte te flasim me nje ze atehere ne mund te arrijme ate qe synojme. Dhe Kosova ishte nje shembull qe e tregoi suksesin tone tha Vanackere.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›