Parlamenti i hap rrugën shitjes së hidrocentraleve
Kuvendi ka miratuar gjatë ditës së sotme projektligjin që i hap rrugën shitjeve të hidrocentraleve. Drafti që është konsideruar nga opozita si një akt kriminal, u miratua me 73 votat e deputetëve të mazhorancës.
Miratimi i këtij projektligji është bërë pa miratimin e deputetëve të opozitës, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit.
4 hidrocentralet e para që do të shiten tek privatët janë ai i Ulzës, Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricës. Këto vepra prodhojnë së bashku 5.5 për qind të totalit të energjisë në vend.
Deputetët e mazhorancës kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës për këto privatizime, duke shpjeguar se të ardhurat që do të grumbullohen, do të përdoren për financimin e veprave publike.
Nuk do të shiten pasuritë natyrore siç është uji, nuk do të shitet baseni i krijuar në digën e këtij hidrocentrali, pra rasti duhet të jetë i qartë. Ose shitja e asetit, ose shitja e investimit, duke vënë në përdorim tek sektori privat me një kontratë të konçesionit. Prandaj po i theksoj këto, për të thënë që janë spekulime të pastra, tha deputeti demokrat, Sherefedin Shehu.