E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, Maqedonia rrezikojnë regjimin e lirë të vizave?

Belgjika ka tërhequr vërejtjen se serbët dhe maqedonasit rrezikojnë të humbin lirinë e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, pasi që qeveritë e tyre kanë dështuar të ndalin eksodin e azilkërkuesve.

Që kur janë hequr vizat në dhjetor të 2009-ës, Belgjika dhe Suedia në vazhdimësi janë ankuar se kërkesat për azil nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë po përpiqen të abuzojnë sistemin.

Ministri i Migracionit,  Melshior Uatelet i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA se më pak se një për qind e kërkesave të azilkërkuesve nga Ballkani janë të pranueshme.

Komisioni Evropian sot pritet të paraqesë ministrave të BE-së një raport në lidhje me atë se si Serbia dhe Maqedonia po e përdorin lirinë e lëvizjes.

Ai ka thënë se nuk do të jetë shumë pozitive për Serbinë dhe shumë, shumë negative për Maqedoninë, ndërsa shifrat e azilkërkuesve të rrejshëm nga këto vende mbeten shumë të këqija.

Bazuar në raporte, shtetet e BE-së kanë mundësi që të riparaqesin kontrollin e vizave, si mënyrë për ti bërë presion Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me këtë problem. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›