E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri Xhafaj Vendimi antikushtetues

Partia Socialiste permes sekretarit per Koordinimin dhe Ceshtjet Ligjore Fatmir Xhafaj shprehu qendrimin se vendimi i marre ne kuvend per ceshtjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja eshte ne kundershtim me rregulloren e kuvendit.

Sipas Xhafajt votimi deshmoi paaftesi dhe papergjegjshmeri para ligjit dhe se moskryesja e procedures se fshehte tregoi friken e Berishes se nuk mund te kontrolloje me as deputetet e tij.

Xhafaj e konsideroi si vendim antikushtetues dhe abuziv miratimin e ligjit per kompleksin e ri parlamentar.

Vendimi abuzon me parate e qytetareve. Me pare u shpenzuan 8 milione euro per rikonstruksionin e Piramides per teater ndersa tani do te paguhen qindra mijera euro vetem per projektin duke vjelur taksat e qytetareve te varfer tha Xhafaj.

Zyrtari socialist propozon anulimin e vendimit dhe perdorimin e fondeve per rikonstruksionin e universitetit Ismail Qemali ne Vlore.

Xhafaj preku ne konferencen e sotme per media edhe tryezen e reformes zgjedhore te cilen ai e quajti formale duke theksuar se PS nuk terhiqet nga qendrimi i saj per transparence ne perputhje me rezuluten e Parlamentit Evropian.

Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i deformoi kodi por shkelja e tij. Nuk ka reforme pa bere me pare transparencen e zgjedhjeve tha Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›