Parlamenti i ri tek Piramida. PS Vendimi antikushtetues e abuziv
UPDATE- Vendim krejtesisht antikushtetues e ka quajtur Partia Socialiste vendimin e marre nga Kuvendi ne seancen e fundit plenare per ngritjen e kompleksit te ri te Parlamentit te Piramida.
Gjate nje komunikimi me mediat deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj ka deklaruar se me kete vendim kuvendi mori kompetenca te pushtetit ekzekutiv duke deshmuar qarte dhe pa ekuivok shthurjen e plote te shumices qe ben sikur qeveris por qe ne fakt eshte shnderruar ne nje barjak privat te dyshes Berisha-Topalli.
Vendimi eshte abuziv dhe abuzon me parate e shqiptareve sepse te pakten ne leter jane konsumuar 5 milione euro per rikonstruksionin e piramides se ish-diktatorit qe te shnderrohej ne Teater Kombetar dhe tani afrohen dhe qindra mijera euro te tjera vetem per konkursin per projektin qe do ti ndryshoje destinacionin- tha Xhafaj.
Sipas tij ai eshte krejt i panevojshem sepse jemi ne pikun e krizes ekonomike te vendit dhe qytetaret e thjeshte qe llogarisin qindarkat per buke drite arsim dhe ilace nuk mund te jene dakort te paguajne per luksin e neserm te zonjes Jozefine qe kerkon ndryshim salloni.
Ne emer te Partise Socialiste kundershtojme kete vendim absurd dhe propozojme anullimin e tij dhe kalimin e fondeve per ndertimin e kompleksit universitar Ismail Qemali - Vlore te lene pezull per mungese fondesh. Vlen me shume qe keto para te investohen per arsimin sesa te keqperdorohen per kozmetiken e zonjes Topalli per te fshehur plakjen e pashmangshme te kesaj shumice te cuditshme- tha ai.
Parlamenti i ri 47.4 milione leke konkursi
Parlamenti i ri shqiptar do te ngrihet tek Piramida godina e vjeter e ndertuar per te nderuar ish-diktatorin Enver Hoxha. Ky vendim u miratua dje ne Parlament permes nje procedure te cuditshme pasi u shkelen rregullat. Kryetarja Topalli anashkaloi proceduren e zakonshme te diskutimit ne parlament projektvendimin e qeverise per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ne vend te Piramides. Sipas projektvendimit te sjelle ne parlament nga Keshilli i Ministrave ne 9 pikat e tij percaktohen procedurat qe do te ndiqen per ngritjen e godines se re. Per zbatimin e vendimit do te kujdeset nje komision shteteror ku ben pjese kryetarja e Kuvendit Kryeministri Ministri i Puneve publike Transportit dhe Telekomunikacionit Ministri i Financave kryetaret e Grupeve Parlamentare kryetari i Bashkise se Tiranes si dhe Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit. Komisioni shteteror brenda 7 diteve nga hyrja ne fuqi e vendimit percakton studiot e njohura nderkombetare te cilave do tu dergohet ftesa dhe rregullat e konkursit - thote vendimi.
Kompleksi i ri parlamentar do te perbehet nga kater blloqe kryesore. Salla e parlamentit do te kete 140 vende me tavolina por do te kete hapesira te nevojshme per te qene e adaptueshme deri per 250 vende. Salla do te jete ne formen e nje hemicikli dhe do te kete hyrjet e nevojshme si hyrjen kryesore nga do te hyjne deputetet e Kuvendit hyrjet anesore nga hyn Kryetari i Kuvendit Kryeministri ministrat dhe stafi mbeshtetes. Pjese perberese e salles se Kuvendit do te jene edhe lozhat ku do te jene Presidenti te ftuarit dhe trupi diplomatik qe do te kete deri ne 150 vende. Ne detyren e projektimit eshte percaktuar qe salla te jete rreth 500 metra katrore. Pjesa per qeverine eshte parashikuar per 20-25 vende. Salla do te jete e zgjidhur jo vetem nga ana funksionale por edhe akustike te aklimatizimit ndricimit fonise mbrojtjes nga zjarri e pajisur me sisteme te numerimit elektronik te votave me qark te mbyllur TV. Ajo do te shtrohet me materiale te buta rezistente ndaj ferkimit. 150 metra katrore do te jete edhe Bar kafeja per deputetet dhe te ftuarit e cila do te jete shume ngjitur me sallen ne te cilen zhvillohen diskutimet. Projekti ka parashikuar edhe zgjidhjen e problemit te parkimit i cili cdo te enjte eshte kthyer ne stres edhe per qytetaret qe kalojne perballe godines aktuale te parlamentit duke u perballur me rrugen e zene. Vetem blloku i salles do te kete nje siperfaqe 1609 metra katrore nderkohe qe ne total siperfaqja arrin ne 4764 metra katrore.
Siguria
E gjithe siperfaqja do te ruhet nga pajisje te teknologjise se larte. Sistemi i sigurise se Parlamentit. Sipas projektit do te jete nje sistem multifunksional i perbere nga
Sistemi i kontrollit elektronik dhe grabitjes
Sistemi i kontrollit viziv me Telekamera
Sistemi i kontrollit te hyrje daljeve me karta te personalizuara per cdo punonjes dhe per mjetet e Parlamentit
Sistemi i sinjalizimit te prezences se tymit dhe te zjarrit si dhe ne ambiente te vecanta aplikimi i vetefiljes elektronike
47 4 milione konkursi per studion
Projekti fitues i kompleksit te ri parlamentar do te perzgjidhet nga nje konkurs nderkombetar ku do te ftohen per te marre pjese studiot nderkombetare. Vleresimi i projekteve do te behet nga nje juri ku do te marrin pjese shtate arkitekte vendas e te huaj. Destinacioni i ndryshuar i sheshit te lartpermendur dhe procedura qe do te ndiqet per kompleksin e ri do te percaktohet me ligj te vecante - thuhet me tej ne piken 3 te projektvendimit. Vetem kostoja e konkursit nderkombetar kap vleren 47 385 000 leke. Sipas zerave te parashikuar ne projekt shpallja e konkursit ne tre gazeta nderkombetare internet dhe ne tre gazeta shqiptare kap vleren 2400 euro. Shtate anetaret e jurise do te marrin secili nga 10 mije euro nderkohe qe atyre do tu paguhen edhe udhetimet dhe shpenzimet e tjera si fjetja apo ushqimi.
Piramida
Kur nuk kane kaluar as dy muaj nga perfundimi i rikonstruksionit te Parlamentit qe ka kushtuar rreth 80 milione leke qeveria vendosi qe te miratoje ndertimin e nje godine te re te Parlamentit ne vendin ku sot eshte Piramida. Edhe ne mjediset e Kuvendit vazhdojne punimet per rikonstruksionin e mjediseve te brendshme te saj. Nderkohe godina e cila do te prishet pas vitit 91 mori emrin Qender nderkombetare e Kultures ka sherbyer me shume si qender ambulantesh si magazine e te tjera. Shteti shqiptar per shnderrimin e saj ne qender kulturore hapi fondin 300.000 euro.