E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri, vetem gjysma votoi

Qytetaret e Maqedonise moren pjese dje ne votimin per zgjedhjet e parakohshme legjislative, ne nje periudhe kur ky vend po kalon veshtiresi serioze ne rrugen e integrimit ne institucionet euroatlantike. Rreth 1,8 milione votues ishin thirrur per te zgjedhur 120 deputetet e tyre mes 1.540 kandidateve. Qendrat e votimit qendruan hapur deri ne oren 19:00. Pasi u mbyllen te 2796 vendvotimet, rezultoi se kishin votuar afro 50 per qind e qytetareve me te drejte vote.

Keto ishin zgjedhjet e gjashta qe u zhvilluan ne shtetin kufitar, por te parat zgjedhje te parakohshme pas pavaresise se Maqedonise. Politika i ka konsideruar shume te rendesishme keto zgjedhje si pjese e standardeve per anetaresimin ne BE. Ne gare merrnin pjese 18 subjekte politike, dy koalicione, dy lista te kandidateve te pavarur dhe 14 parti politike. Dy koalicionet jane te formuara nga partite tradicionalisht kundershtare ne bllokun politik maqedonas, VMRO-DPMNE-se dhe Lidhjes Social Demokrate. Ne keto zgjedhje u aplikua sistemi proporcional ku Maqedonia eshte e ndare ne gjashte njesi zgjedhore. Nga cdo njesi zgjedhore, dalin nga 20 deputete.

Partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE (konservatore), sipas te dhenave paraprake qe u dhane mbreme, mendohet se ka marre me shume se 30 per qind te votave. Kjo parti shpreson te fitoje shumicen absolute, per te zbatuar reformat qe kerkon Brukseli para bisedimeve per anetaresimin ne BE. Gruevski, shpreson gjithashtu te zvogeloje ndikimin e Partise Demokratike Shqiptare (PDSH), partnere e VMRO-DPMNE-se ne koalicionin e meparshem qeverises.

Nderkaq, partite politike shqiptare nuk formuan koalicione parazgjedhore. Forcen e tyre politike ne mjedisin e votuesve shqiptare do e perfaqesoje Bashkimi Demokratik per Integrim, Partia Demokratike Shqiptare, Partia e Prosperitetit Demokratik, Bashkimi Demokratik Kombetar dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar. Partite politike shqiptare numrin me te madh te deputeteve e sigurojne ne njesine zgjedhore numer gjashte, e cila mbulon qytetet me shumice shqiptare, si Tetova, Gostivari, Dibra dhe nje pjese e qytetit te Kercoves. Ne gjithe vendin zyrtarisht shqiptaret perbejne rreth 25 % te 2 milione banoreve. Por shqiptaret evidentojne se jo me pak se 40 per qind e popullsise ne Maqedoni, eshte shqiptare. Autoritetet njoftuan venien ne funksionim te nje force sigurie, te quajtur "tolerance zero", per te penguar shfaqjet e dhunes.

Pse erdhen zgjedhjet e parakohshme

Deshtimi i perpjekjeve per te hyre ne NATO ne mbledhjen e Bukureshtit prillin e kaluar, pas vetos se Greqise per shkak te mosmarreveshjes me Shkupin per ceshtjen e emrit te ish-republikes jugosllave, e shtyu kryeministrin e deritanishem Nikolla Gruevski te kerkonte zgjedhje te parakohshme parlamentare. Diplomate perendimore kane bere thirrje qe procesi zgjedhor te kaloje pa incidente dhe zgjedhjet te jene te lira, te ndershme, si parakusht per vazhdimin e Maqedonise drejt proceseve integruese.

Kuvendi dhe qeveria e re, deri ne gusht

Sipas Kushtetutes se Republikes se Maqedonise deputetet ne kuvend zgjidhen per kater vjet. Mandatin e deputeteve e verifikon kuvendi. Ndersa ai fillon punen pas seances konstitutive te parlamentit te ri. Kuvendi i ri mban mbledhje ne seance konstitutive brenda 20 diteve pas mbajtjes se zgjedhjeve. Nese nuk caktohet seance konstitutive sipas afatit te parashikuar, deputetet mblidhen vete dhe e konstituojne kuvendin ne diten e njezete e nje pas dites se perfundimit te zgjedhjeve. Presidenti i shtetit eshte i detyruar qe brenda dhjete diteve nga konstituimi i kuvendit, t'ia besoje mandatin per perberjen e re te qeverise partise qe ka shumicen ne Kuvend. Brenda 20 diteve nga dita e besimit te mandatit, i mandatuari i parashtron programin kuvendit dhe propozon perberjen e qeverise. Seancen per zgjedhjen e qeverise, kryetari i kuvendit e therret brenda 15 diteve nga dita e pranimit te propozimit per perberjen e qeverise dhe te programit. Kuvendi e zgjedh qeverine me shumice votash nga numri i pergjithshem i deputeteve. Sipas afateve te parashikuara, Maqedonia duhet te kete kuvendin e saj te ri brenda 22 qershorit ndersa qeveria e re duhet te formohet deri me 6 gusht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›