Sfida zgjedhore, me 6275 vezhgues
Zgjedhjet parlamentare te Maqedonise i monitoruan 6275 vezhgues, nder te cilet 5811 te vendit dhe 464 te huaj. Nga vezhguesit e huaj, numri me i madh jane nga OSBE/ODIHR 317, nga Ambasada e SHBA-se 35, nga delegacioni i Komisionit Evropian 24 dhe nga Keshilli i Evropes 15. Edhe disa nga ambasadat kishin vezhguesit e tyre - ambasada e Frances, Sllovenise, Britanise se Madhe, Cekise, Austrise dhe Sllovakise ne Shkup, si dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosoves. Mes vezhguesve te vendit, me te shumtet, 4.044 jane nga Shoqata qytetare MOST, ndersa te tjeret jane: 19 nga Komiteti i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut, 15 nga OJQ-Daja, 80 nga "Videlina" dhe Forum per kreativitet avangard, 596 nga Shoqata e nismes per te rinj, 110 nga koalicioni Qeverisje e te drejtes, 61 nga Qendra rajonale per hendikep, 124 nga Shoqata e te rinjve maqedonas, 89 nga Struma, 189 nga Link, 108 nga Shoqata e veprimtarive humanitare Sinergia, 133 nga SZG-Keshilli rinor-OJQ Shkup, 74 nga Keshilli i rinise ne Gazi Babe dhe 34 nga Gordinia. Per ndjekjen e zgjedhjeve jane akredituar 60 gazetare te huaj, pjesa me e madhe nga Greqia - 18, nga Bullgaria 7, nga SHBA 6, ndersa te tjeret jane nga Belgjika, Franca, Sllovenia, Kroacia, Kina dhe Hungaria.