Parlamenti irakian miraton qeverinë e re

Parlamenti irakian ka miratuar një qeveri të re, në përbërje të së cilës është janë të gjitha fraksionet kryesore. Në këtë mënyrë i jepet fund bllokimit nëntëmujor.
Ligjvënësit po ashtu kanë emëruar për kryeministër në një mandat të dytë Nuri al Malikin.Ky i fundit dorëzoi një listë të kabinetit të tij në parlament, pak para se të kalonte afati për krijimin e qeverisë së re, më 25 dhjetor.
Fraksionet shiite dhe minoritetet sunite dhe kurde u pajtuan muajin e kaluar që al-Maliki të jetë kryeministër edhe në një mandat të dytë.
Presidenti amerikan Barak Obama uroi liderët e Irakut për formimin e qeverisë së re dhe e quajti atë “një hap të madh drejt unitetit kombëtar”.