E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parregullësi në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete

Zyra e Auditorit Gjeneral konstaton një varg parregullsish tek tenderët e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete. Aty konstatohen vonesa të punimeve, fatura dhe materialeve, të cilat nuk egzistojnë fare, si dhe një mori parregullsish tjera.

Ministria për Komunitete dhe Kthim, është përshkruar me plot parregullsi në procesin e prokurimit, duke filluar nga procesi i vlerësimit të ofertave e deri te procesi i monitorimit dhe raportimit lidhur me realizimin e projekteve. Kjo kishte shkaktuar vonesa në realizimin e projekteve. Këto janë vetëm disa nga gjetjet e ZAP-it, në këtë Ministri.

MKK-ja gjatë vitit 2012 vetëm 86% kishte arritur të shfrytëzojë buxhetin. Realizimi jo i kënaqshëm ka rrjedhur kryesisht nga kategoria e investimeve kapitale, ku ishin evidentuar vonesa në realizimin e projekteve, shkruan Kosova sot./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›