E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin: Do vazhdojë t'i mbështesë serbët e Kosovës

(E plotësuar) - Vulin dhe ministri serb Selakoviq kanë përfunduar vizitën e tyre disaorëshe në Shtërpcë.

Ata kënë zhvilluar një takim me strukturat paralele të Shtërpcës. Temë e këtij takimi, mësohet të kenë qenë dokumentet e Kosovës, dhe pajisja e serbëve me to.

Pas përfundimit të takimit, Vulin ka thënë se do të vazhdojë të mbeshtesë serbët e Kosovës, duke i falenderuar në të njejtën kohë për besimin e dhënë.

Vulin ka thënë se kanë diskutuar për tema të ndryshme, dhe se do t’i ketë parasysh të gjitha çështjet e diskutuara.

Nga ana e tij, ministri serb, i ka lutur serbët e Shtërpcës që për asgjë dhe në asnjë mënyrë mos ta lëshojnë Kosovën, dhe mos të pajisen me dokumente të Kosovës.


Sipas tij, Serbia nuk e njeh Kosovën, andaj dokumentet e tilla do të ishin të panevojshme.
 

https://

----

11:50-  Vulin dhe Selakoviq, edhe më tej po vazhdojnë të qëndrojnë në Shtërpcë. Ata po vazhdojne takimin me strukturat paralele të Shtërpcës.

----

10:50 - Burime të indeksonline, bëjnë të ditur se bashkë me Vulin është edhe Ministri i serb I drejtësisë Nikolla Selakoviq.

Vizitën e vulinit dhe të Ministrit serb, po e monitorojnë edhe ushtarët amerikan.

 Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu ka deklaruar se Vulin ka kërkuar leje nga institucionet e qeverisë së Kosovës, dhe se Policia po kryen detyrën e kërkuar.

“Po sipas informacioneve, Aleksandar Vulin ka kërkuar lejen për vizitë dhe se Policia e Kosovës po kryen detyrën”, ka thënë Sadriu për Indeksonline.

----

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, si dhe disa zyrtarë të tjerë serb po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë.

Vulin, vizitën e tij e ka nisur në Shtërpcë, bëjnë të ditur burime të Indeksonline. Gjithashtu mësohet se Vulin gjatë ditës do të realizojë edhe disa vizita në disa komuna tjera.

Nuk dihet nëse Vulin iu ka kërkuar leje autoriteteve të Kosovës për këtë vizitë, megjithatë shihet se për sigurinë e tij po përkujdesen edhe trupat e policisë së Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›