E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike mbledh aleatët në orën 18:00

TIRANË- Zhvillimet e fundit politike kanë bërë që Partia demokratike të mbledhë aleatët e saj. Lajmi konfirmohet nga selia blu, e cila bën me dije se takimi do të zhvillohet në selinë e PD-së rreth orës 18:00.

Ende nuk dihen detaje rreth takimit, por pritet që në takim të diskutohet qëndrimi i aleatëve të PD-së në lidhje më debatin për programin qeverisës së PS.

Po sot, PD zhvilloi mbledhjen e grupit, ku në përfundim i ka kërkuar më shumë kohë PS për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme. Por sipas tyre, kërkesat janë hedhur poshtë nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruci që u soll me arrogancë ndaj opozitës. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›