Aida Yespica: Nuk kam faj për largimin e Ozil nga Reali
LONDËR- Performanca të pakënaqshme, rënie fizike, udhëtime konstante dhe të lodhshme Milan-Paris, të gjitha këto veprime të shfaqura nga ish-lojtari i Real Madridit, Mesut Ozil duket se nuk kanë të bëjnë me Aida Yespica.
Gjithçka rreth lidhjes së tyre u zbulua nga gazeta spanjolle ‘El Mundo’, që shkruante shpesh për takimet e dashurisë së futbolishtit gjerman me vajzën e bukur të spektakleve, venezueljanen Aida Yespica. Sipas “El Mundo”, takimet e tyre ishin aq të kushtueshme sa shpenzonin 18 mijë euro në javë.
Edhe pse mediat e kanë etiketuar si fajtoren e performancës së Ozil, bukuroshja deklaron: “Jam njohur me Mesut Özil dy vite më parë. Fillimisht jemi takuar në një diskotekë në Madrid, më pas ai erdhi vetëm një herë në Milano. Nuk kam lidhje me largimin e tij nga Real Madrid. Kundërshtoj cdo deklaratë dhe cdo lajm që më fajëson mua për performancat e tij në fushë”, ka deklaruar ajo për Sport Mediaset.
“E vërteta është se unë dhe Mesut, pas takimit në Madrid shkëmbyem numrat e telefonit, pastaj një ditë të bukur më surprizën duke më telefonuar. Më tha jam në Milano, mund të takohemi? Pranova dhe dolëm për darkë, në një nga lokalet më në zë të qytetit, pa u fshehur. Ishte një lokal, jashtë të cilit qendrojnë gjithnjë fotografët. Nëse ai ka përdorur avion privat për të ardhur tek unë, nga ta dija këtë?!”, thotë më tej Yespica.
Në rrëfimin e saj, shton se, “ Kaluam atë natë në hare e gëzim, u dëfryem dhe pastaj i humbëm kontaktet. Tani di që ai është i fejuar...unë po ashtu. Flirt mes nesh? Do ta quaja më mirë një miqësi të bukur, pasi është më i ri se unë, madje dhe më i shkurtër. Sinqerisht jemi takuar pak herë. Nuk e kuptoj pse nxirret në dritë kjo histori e vjetër. Mbase u gjeta brenda kësaj historie pasi emri im përbën lajm. Mendoni që i dashuri im po shkrepte një set fotografik për ‘GQ America’ kur dy gazetarë e morën në telefon, për të pyetur nëse ishte e vërtetë lidhja ime me Özil. Më pa si i shokuar...prej tetë muajsh jemi pothuajse të pandarë 24 orë në 24, por sigurisht lajme të tilla të bezdisin”.
(m.a/BalkanWeb)