Partia Nacionaliste e Bangladeshit fiton shumicën në zgjedhjet e para që nga kryengritja studentore

Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) ka siguruar shumicën në zgjedhjet historike të mbajtura së fundmi në vend, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike.
Ky rezultat përbën një rikthim të madh për udhëheqësin e BNP-së, Tarique Rahman, i cili ndodhet në mërgim të vetëshpallur në Londër. Fitorja e partisë së tij konsiderohet një ndryshim i fortë i balancave politike në vend.
Komisioni Zgjedhor njoftoi se rreth 60% e votuesve morën pjesë në votime. Qytetarët votuan për formimin e një qeverie të re, si dhe në një referendum për ndryshime kushtetuese.
Këto janë zgjedhjet e para të zhvilluara që pas protestave të udhëhequra nga studentët në vitin 2024, të cilat i dhanë fund sundimit 15-vjeçar të kryeministres së atëhershme, Sheikh Hasina. Gjatë kryengritjes u raportua se u vranë rreth 1,400 protestues. Hasina është akuzuar se ka urdhëruar drejtpërdrejt shtypjen e protestave, akuza që ajo i ka mohuar. Partia e saj, Lidhja Awami, u ndalua të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Ndërkohë, Delhi po i ndjek me vëmendje zhvillimet, pasi marrëdhëniet mes Indisë dhe Bangladeshit janë përkeqësuar pas largimit të Hasinës drejt Indisë.
/rtsh.al/