Partia Socialiste fiton komunen Rrethina ne Shkoder
Zgjedhjet e pjesshme lokale në komunat Rrethina të Qarkut Shkodër dhe Dardhas në Korçë, kanë përfunduar. Procesi është zhvilluar i qetë dhe brenda të gjitha përcaktimeve ligjore.
Kandidati i Partisë Socialiste Luan Harusha është fitues i zgjedhjeve për kryetar të Komunës Rrethina me 4411 vota, kundrejt 1402 votave të rivaltit të tij demokrat Ridvan Guri.
Ndërsa deputeti socialist Tom Doshi u shpreh se në zgjedhjet e 2015 të majtët do e kenë më të lehtë fitoren në Shkodrë.
Ndërsa në zgjedhjet për kryetar të Komunës Dardhas në Qarkun e Korçës, fitues është shpallur kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Genci Hamollari. Përfaqësuesi i LSI mori 1138 vota, kundrejt 418 votave të kundërshtarit demokrat Gentjan Pere.