E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh sot qeverine e tij te ardhshme ne Shkoder

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, do të mbledhë pasditen e sotme në Shkodër ministrat që do të jenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar. Fillimisht ishte planifikuar që mbledhja të zhvillohej në Durrës për të mos ushtruar asnjë presion psikologjik ndaj procesit elektoral në komunën Rrethina të Shkodrës. Por përfundimi shpejtë i këtij procesi ka bërë që kryesocialisti t’i rikthehet preferencës për kryeqendrën e veriut. Pas Vlorës dhe simbolikës së pavarësisë që mbart ky qytet, Shkodra është zgjedhur nga Rama si simbol i rezultatit elektoral të 23 qershorit, ku e majta për herë të parë arriti t’i marrë demokratëve bastionin e tyre verior. 
Gjatë mbledhjes, ministrat e ardhshëm pritet t’i paraqisin Ramës programin për 100 ditët e para të punës në dikasterin që do të drejtojnë.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›