Partia Socialiste mbyll fushaten ne Elbasan

Partia Socialiste kishte paralajmëruar mitingun përmbyllës të qarkut
Elbasan, pikërisht në qytetin e Elbasanit, ku kanë qenë të pranishëm një
numër shumë i madh simpatizantësh.
Në këtë miting foli fillimisht kryebashkiaku i Elbasanit, zoti Qazim Sejdini, i cili tha se “më 23 qershor merr fund papërgjegjshmëria e qeverisë, ditë kur Elbasani do të votojë masivisht për Edi Ramën kryeministër”. Pas tij kanë folur një nga një edhe kandidatët për deputetë të këtij qarku, si Musa Ulqini, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Alfred Peza, Ben Blushi, Arben Kamami, Evis Kushi, të cilët njëri pas Zgjedhjet 2013New York, miting kundër Berishës“LSI, forca e integrimit” Topi: T’i japim fund tranzicionit tjetrit kanë bërë thirrje për votim masiv më 23 qershor, në favor të Partisë Socialiste, pasi vetëm programi i Edi Ramës do të rilindë Shqipërinë, siç tha Balla. Në fund ka folur edhe kreu i opozitës dhe i PS, Edi Rama, i cili ka falënderuar të pranishmit për prezencën e jashtëzakonshme, të cilën e cilësoi si “mbështetja e ëndrrës së rilindjes, që po vjen”. Rama nuk ka harruar të kritikojë Sali Berishën, pas inaugurimit të autostradës Tiranë-Elbasan, ekzaktësisht tunelin e kësaj rruge, duke u shprehur: “Shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun, pasi i humbi rrugëve paratë e tyre. Saliu duhet të përgjigjet për tunelin e varfërisë, që ka hapur në Elbasan por dhe në gjithë Shqipërinë. Saliu duhet të përgjigjet për tunelin e pafund të borxheve, në dyqanet ushqimore”. / Top Channel