E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia aleate e PD-së, miting pro Erdoganit: Jemi me ty mësuesi ynë i madh!

Njoftimi i PLSHRU habitëm kur mësuam se shqiptarët e Maqedonisë dolën në një miting në përkrahje të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Por një gjë e tillë do të ndodhë të mërkurën edhe në Shqipëri.

Tubimi është lajmëruar nga partia Lëvizja Shqipëria e Re, që është në koalicion me Partinë Demokratike.

Mitingu përkrahës Besa- besë me liderin Erdogan do të zhvillohet në orën 18:00 të mërkurën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Jeni të ftuar të na bashkoheni në këtë veprimtari, në mbrojtje të drejtësisë dhe mësuesit tonë në drejtësi, liderit të madh, Erdogan, thuhet në ftesën e bërë nga vetë kryetari i PLSHR, Edmond Vlashaj.

Vetëm se ndryshe nga Maqedonia, këtu zor se del kush në miting./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›