Partia e Lirisë: Pesë prioritete për një model të ri zhvillimi ekonomik në dobi të qytetarit

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Sekretari për Sipërmarrjen në Partinë e Lirisë, Fllohe Vojka, në një deklaratë për mediet, tha të dielën se, “Qeverisja e vendit nga “Rilindja Socialiste” prej 11 vitesh, ka të afirmuar shpopullimin e vendit, duke e katandisur vendin në më pak se 2.4 milionë banorë”.
Sipas tij, ky akt makabër e ka kthyer vendin të papërballueshëm për tu jetuar dhe banuar nga shqiptaret, të cilët e kanë braktisur masivisht si revolt ndaj kësaj qeverisje dhe jo vendit të tyre, duke mbetur një numër banorësh që Shqipëria ka patur rreth viteve 1970.
“Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një Rilindje të vërtetë, jo nga kjo Rilindje Socialiste dhe Sorosjane, por për Rilindjen Kombëtare Shqiptare, me qëllim dhe mision si lëvizje politike shoqërore kulturore për çlirimin e Shqipërisë nga uzurpuesit “Rilindas””, tha ai.
Kësaj kauze kombëtare, Partia e Lirisë do ti përgjigjet duke përmbushur 5 prioritetet e saj: Ndalimi i shpopullimit; Rritja e pagave dhe pensioneve; Arsimi dhe kapitali njerezor; Bujqesia, ushqimi dhe ulja e kostove te jetesës; Shqipëria, fuqi eksportuese.
Partia e Lirisë do të angazhohet për të ndërtuar një model të ri ekonomik mbi bazën e reformave Përmirësimin e klimës së biznesit duke ulur barrën fiskale dhe administrative, duke ndalur praktikat fiskale diferencuese, favorizuese dhe klienteliste; Përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri me synim nxitjen e investimeve të huaja në vend dhe zgjerimin e aktiviteteve ekzistuese; Ndalimin e shfrytëzimit të burimeve natyrore nga një grusht oligarkësh të cilët po mbysin perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Rishikimin e kontratave të projekteve PPP, si dhe ndaljen e praktikave të mëtejshme korruptive klienteliste për financimin e projekteve PPP me mbështetje buxhetore ose me ofertë të pakërkuar, të cilat kanë rritur kostot e jetesës së qytetarëve dhe buxhetit të shtetit; Miratimin e ligjit të rritjes dhe indeksimit të pagave, dhe të gjithë pagesave të mbështetjes sociale, me qëllim ruajtjen e nivelit të jetesës.
“Transformimi i qeverisjes në shërbëtore te qytetarëve dhe jo të krimit dhe të oligarkëve, do të vendos individin dhe familjen e tij si përfitues kryesor të zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, deklaroi Vojka.
/a.f/