E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vritet një person me armë zjarri në Ndroq, Policia identifikon autorin

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Ndroqit në kryeqytet.

Policia  e Tiranës njofton se një person është vrarë me armë zjarri. Policia sqaron se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton Policia e Tiranës.

/a.f

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›