E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Thacit mund te kerkoje mocion votebesimi

Prishtine 17tetor NOA - Fundi i bashkejeteses mes LDK-se dhe PDK-se pritet ta nxjerre Qeverine Thaci ne votebesim javen tjeter. Mediat kosovare shkruajne se nuk perjashtohet mundesia qe mocionin ta inicioje vete PDK-ja me qellim qe tu hape udhe zgjedhjeve te jashtezakonshme brenda ketij viti.

Renia e Qeverise dhe shperberja e Kuvendit do ti vere ne pikepyetje miratimin e buxhetit te vitit te ardhshem dhe Strategjine per privatizimin e PTK-se. Para se gjithash do ta vere ne sfide KQZ-ne.

Largimi i LDK-se prej koalicionit qeverises ka gjasa ta shpjere vendin drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme. Ketij procesi parashihet ti paraprije nje mocion votebesimi i Qeverise i cili pritet te ndodhe qysh javen e ardhshme.

Mediat shkruajne se po shqyrtohen dy mundesi per te iniciuar votebesimin e Qeverise Nje variant eshte qe mocionin ta kerkoje kryeministri Hashim Thaci qe eshte edhe kryetar i PDK-se ndersa varianti tjeter eshte qe mocioni te behet me iniciative te deputeteve.

Ideja eshte shtruar ne mbledhjen urgjente te Kryesise se kesaj partie por ka mbetur te shqyrtohet edhe ne mbledhjen e Keshillit Drejtues qe do te takohet te dielen.

Kryesia e PDK-se e ka vleresuar largimin e LDK-se nga koalicioni si te motivuar per interesa te ngushta personale dhe elektorale te kreut te saj Fatmir Sejdiu. Prandaj ka konsideruar se tani kerkohen solucione emergjente dhe te jashtezakonshme politike dhe kushtetuese per vendin tone citon burime ne PDK-ja gazet Koha Ditore.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›