E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia vendos: Ministrat të mos hanë kek në publik

Share

Zyrtarët qeveritarë në Afrikën e Jugut janë ndaluar që të hanë kek përpara mbështetësve të tyre.

Partia në pushtet, ANC, ka vendosur se zyrtarët duhet të hanë ëmbëlsirat vetëm privatisht mes frikës se diçka e tillë mund të duket elitiste.

Lëvizja vjen pas kritikave të shumta nga mijëra mbështetës të partisë, që u detyruan të shohin me frustrim në janar se si liderët e partisë u zhytën duke ngrënë një tortë gjigande gjatë festimeve për 100 vjetorin e organizatës.

Organi zyrtar i partisë thotë se tani e tutje është vendosur që çdo ëmbëlsirë, edhe torta e ditëlindjes, duhet ngrënë larg syve të publikut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›