E Diel, 1 Nëntor 2026

Për shitje anija që frymëzoi filmin e 007-ës (FOTO)

Share

Ajo është anija e parë stealth në botë, që synonte të mos pikasej nga gjurmuesit. Një eksperiment i ushtrisë amerikane, i mbajtur top sekret në vitet 80, që ka kushtuar plot 190 milion dollarë.

Por tani Sea Shadow, që ka qenë frymëzimi për filmin e vitit 1997 të James Bond E nesërmja nuk vdes kurrë, mund të bëhet juaja për shumë, shumë më pak se çmimi me të cilën u ndërtua.

Në fakt nuk keni shans të lundroni me të për misione të fshehta. Anija 563- tonëshe shitet për skrap.

Ofertat në ankandin për shitjen e saj kanë arritur deri në 100 mijë dollarë. Ankandi mbyllet të enjten. Ndërtimi i anijes u kompletua në vitin 1985, por publiku nuk dinte gjë për ekzistencën e saj deri në vitin 1993.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›