E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë Politike të pranojnë rezultatin e 8 majit

14-04-2011 / Gazeta 55

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu

“Kryetarët e bashkive dhe të komunave duhet të punojnë për qytetarët dhe për këtë, SHBA, BE, OSBE/ODIHR, do t’i vëzhgojnë nga afër këto zgjedhje, pasi mënyra sesi do të zhvillohen, do të ndikojnë drejt rrugës për në BE”.
Kështu deklaroi dje ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ndërsa lëshoi thirrje ndaj qytetarëve të cilët duhet të shohin me vëmendje kandidatët, për të hedhur votën e duhur.
“Për sa i përket pasqyrimit të frymës së demokracisë, mendoj se zgjedhjet vendore, kandidatët janë një pasqyrimi i demokracisë. Si kryetar i këshillit Bashkiak, ose mund të presësh Rezultate ose të mënjanohesh prej votuesve dhe kjo e bën një herë të dukshme kur u takova me kryetarët e Bashkive. Këta zyrtarë, duhet të flasin për kujdes shëndetësor, punësim, rrugët, etj dhe nuk është për tu habitur, kur vetë votuesit janë të shqetësuar nga atmosfera tejet partiake, e cila po pengon të ofrojë shërbime në nivel qendror. SHBA, BE, OSBE/ODIHR, po i vëzhgojnë këto zgjedhje nga afër dhe mënyra sesi do të zhvillohen këto zgjedhje, do të ndikojnë drejt rrugës për në BE”.
Ndërkaq, Arvizu deklaroi se partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE/ODIHR janë të interesuar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve prandaj SHBA-të i kanë ofruar mbështetje teknike KQZ-së dhe kanë ofruar një ndihmë prej 350 mijë dollarësh, ndërsa ODIHR-i do të angazhoje 300 vëzhgues për to.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›