E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Partitë do të marrin më shumë para për fushatën e 11 majit, zbardhet arsyeja

Partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit do t’u ndahen 150 milionë lekë, në vend të 130 milionë të përcaktuara fillimisht.

Vendimi i marrë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave u argumentua nga kryetari Eduart Shalsi me nevojën për fonde shtesë si pasojë e takimeve me diasporën.

Nga kjo shumë do të përfitojnë të gjitha subjektet politike që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›