Partitë e koalicionit të majtë: Bojkoti ndaj parlamentit do vazhdojë
Partitë e koalicionit të majtë kanë rënë dakord që bojkoti ndaj Parlamentit të vazhdojë, duke mos përjashtuar edhe protestat ndaj parregullsive në zgjedhjet e 28 qershorit. Pasditen e së enjtes, në selinë e PS-së janë takuar së bashku Rama, Milo, Gjinushi, Dule , e Veliaj të cilët kanë vendosur të organizojnë një reagim të fortë ndaj problemeve të procesit elektoral.
Ndërkaq pjesë e takimit ka qenë riorganizimi i partive të majta, një pjesë e të cilave ka mbetur jashtë parlamentit pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ndërkaq pjesë e takimit ka qenë riorganizimi i partive të majta, një pjesë e të cilave ka mbetur jashtë parlamentit pas zgjedhjeve të 28 qershorit.