Pesë deputetët e PS-së, takimi në Durrës: Duhet të futemi në Kuvend

48 orë para zgjedhjeve në Partinë Socialiste kundërshtarët e Edi Ramës kanë takuar socialistët e Durrësit për të paraqitur platformën e tyre kundër bojkotit të parlamentit. Ben Blushi e Arben Malaj së bashku me mbështetesit e tyre deputetë dhe anëtarë të PS-së, kanë deklaruar se deputetët socialistë duhet të kthehen në parlament, pasi kjo strategji po e çon në izolimin e partisë më të madhe të opozitës. Sipas MAlaj PS-ja rrezikon të shndërrohet në një parti jashtë intitucioneve të saj duke shtuar se modeli i liderit me pushtet absolut i Ramës po e dëmton rëndë PS-në. PS-ja është dhe duhet të jetë politika e shpresës dhe jo e inspiratave të bojkotit theksoi Malaj.
Ndërkohë deputeti i PS-së Ben Blushi ka theksuar se e majta duhet të bashkohet në vetvete nëse kërkon të fitojë. Gjithashtu Blushi theksoi se me bojkotin PS-ja po rrezikon të zvogëlohet dhe të humbi raportet me shqiptarët. "Ne nuk duam ta shkatërrojmë PS-në por duam ta rregullojmë dhe për këtë jemi gati të shkojmë kudo për të treguar të vërteten" theksoi Blushi.
Ky është takimi i dytë me bazën që kundërshtarët e Edi Ramës po organizojnë që prej nisjes së fushatës zgjedhore në parti. Bashkë me strategjinë kundër bojkotit këto figura të rëndësishme të PS-së kanë kritikuar edhe Edi Ramën, dhe sjelljen e tij pas zgjedhjeve