E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e reja, Majko kundër Ramës: Duhet aleancë me Topin

Pandeli Majko

Deputeti i PS: Të bashkëpunojmë me partitë e Oketës dhe Spahiut. Berisha: Rama pret fitoren nga Topi. Kreu i PS: Shpifje.

Anëtari i Kryesisë socialiste nuk përjashton bashkëpunimin me dy partitë e reja të djathta.

Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, është shprehur për një bashkëpunim të mundshëm me dy partitë e reja që pritet të dalin nga e djathta. Menjëherë pas deklaratës së bërë nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat, se Edi Rama i ka mbështetur të gjitha shpresat për të ardhur në pushtet tek votat e Bamirit dhe Kreshnikut, Majko nuk e përjashtoi një bashkëpunim të tillë, nëse përmes tij PS vjen në pushtet. Pse nuk duhet të bashkëpunojmë me partitë e Oketës dhe Spahiut?! Në pushtet bashkëpunimi është i lidhur edhe me matematikën. Në opozitë, vendin e meriton kushdo që shfaq vullnet për të ndryshuar situatën me votën e lirë, shprehet Majko në profilin e tij në Facebook dhe Twitter. Kreu socialist e ka mohuar vazhdimisht gjatë daljeve të tij mediatike një bashkëpunim me partinë e Kreshnik Spahiut, Aleanca Kuq e Zi, por dhe me partinë që Presidenti aktual, Bamir Topi, pritet të krijojë pas mbarimit të mandatit. Rama i ka cilësuar të dyja personazhet si të djathta, që duhet të demokratizojnë të djathtën shqiptare. Por kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka një tjetër qëndrim ndaj dy partive kryesore. Ai ka akuzuar PS dhe PD se janë bërë bashkë për ruajtjen e pozitave, interesave dhe mosbërjen e reformës zgjedhore. Sipas Spahiut, mes PD dhe PS ka një marrëveshje të fshehtë, duke vënë shenjën e barazisë mes dy partive të mëdha. Ekziston një marrëveshje e fshehtë, që po e çon Shqipërinë drejt një rreziku të ri. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të zbardhin bisedat e tyre, ato biseda që synojnë të mbajnë në pushtet Berishën, tha Spahiu. Duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Spahiu tha se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuara të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cenonin monopolin që ata kanë në drejtimin e shtetit. Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krokodil të tyre: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votës në proporcional kombëtar; të njihet vota e shqiptarëve; numërim elektronik, nuk mund të lejojmë që votat të numërohen nga burimet njerëzore të tyre dhe kërkojmë hapësirë mediatike, tha Spahiu, duke premtuar se nëse partia nuk ka sukses në zgjedhje, ai do të tërhiqet nga politika.

Deklaratat e Ramës për Topin e Spahiun
. Topi dhe Spahiu janë dy njerëz që kanë milituar në PD, që sot rebelohen ndaj partisë së vjetër duke ekspozuar probleme të rënda brenda asaj partie, brenda qeverisë së saj.

. Edhe Bamir Topi e Kreshnik Spahiu janë dy njerëz që kanë milituar intensivisht në PD, karrierën e tyre e kanë ndërtuar në PD, dhe që sot, në këndvështrimin tim, rebelohen ndaj Partisë së vjetër Demokratike që ka probleme të mëdha në qeverisje dhe në parti.

. Rrudhja e votave për PD-në e për Saliun për shkak të këtyre forcave të reja që po marrin jetë në kampin e djathtë, nuk është dhe nuk do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

. Ne do ti fitojmë zgjedhjet me Aleancën për të Ardhmen dhe do të qeverisim me programin tonë për një Rilindje Shqiptare.

Aleanca
Kreshnik Spahiu regjistroi më 21 mars 2012 në Gjykatën e Tiranës partinë e re Aleanca Kuq e Zi. Drejtuesi i Aleancës kërkoi nga gjykata regjistrimin si person juridik të Partisë Aleanca Kuq e Zi dhe depozitimin e akteve të partisë në regjistrin e partive politike. Sipas kësaj kërkese, kjo parti ka si synim të mbrojë dokumentin themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën, të mbrojë dinjitetin njerëzor të shqiptarëve, duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare.

Partia e Topit
Partia e re e së djathtës, që pritet të drejtohet nga Presidenti Topi pas mbarimit të mandatit të tij kushtetues, pritet të shpallet në ditët e para të muajit prill. Burimet pranë kësaj force të re politike kanë thënë dje se, ndonëse themelimi i partisë ishte parashikuar për në muajin mars, puna me programin ka marrë më shumë kohë sesa pritej. Edhe pse thuhet se ajo do të bëhet publike në fillim të muajit prill, ende nuk ka një datë fikse se kur do prezantohet stafi dhe programi i saj.

Berisha: Rama do të fitojë me Topin e Spahiun

Kreu i maxhorancës akuzon Edi Ramën se nuk ka platformë
Përgjigjet kreu i PS: Shpifje, PD është ndarë më tresh

Rama e Berisha

Kreu i maxhorancës tha dje gjatë mbledhjes së Grupit demokrat, se Edi Rama e ka bazuar aksionin e tij politik te partitë që pritet të dalin nga e djathta. Nuk mund të them se cili do të jetë qëndrimi i z. Rama, sepse ai është satelit në orbitën e humbjes. Absolutisht që të gjitha variantet e tij nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë. Imagjinoni njeriun që ka 8 muaj që u thotë bashkëpunëtorëve të mi do të fitojmë nga kuqezinjtë! Por lideri që është lider, nuk e bazon fitoren tek realitetet inekzistente, por e bazon fitoren te pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve dhe frymëzimi i mbështetësve të tij, se ai i udhëheq në fitore. Tani duhet tju informoj se një exit poll i fundit, dëshmon se vetëm 40% e socialistëve do ta votojnë Edi Ramën. Ndaj dhe është spostuar vëmendja te Bamiri dhe Kreshniku dhe tek UFO platforma. Por të votojnë vetëm 40% e mbështetësve të tu, je i pashpresë! Kjo ka ndodhur, ndaj edhe zotëria nuk bën platformë, por thotë kemi Bamirin me Kreshnikun. Mirëpo, ato çfarë tregojnë exit poll-et, janë se ata i rrëzojnë atij nga 2 deputetë, duke luftuar kundër nesh dhe këtë jua them me përgjegjësi të plotë, u shpreh Berisha. I menjëhershëm ishte reagimi i Ramës ndaj akuzave të Kryeministrit. Nga Londra ku ndodhet për një vizitë, përmes adresës së tij në Twitter, Rama u shpreh se kreu i maxhorancës vazhdon të shpifë. Shpifja e ditës: Edi Rama u thotë të tijve do fitojmë nga Kreshniku! E vërteta: PD është ndarë në tresh dhe të tria PD-të bashkë sbëjnë shumicë!, shkruan Rama në Twitter. Duke folur para deputetëve demokratë, kreu i maxhorancës ka folur dhe për programin e Partisë Socialiste, për të cilin janë organizuar disa tryeza me grupet e interesit. Zoti Rama flet për  rilindjen! Po çfarë rilindjeje bëri ai, përveçse rilindjen e bllokut? Çfarë ka ndodhur në PS? Që të premtosh, duhet të tregosh çfarë ke bërë ti. Çdo ndryshim fillon nga vetja jote. Ndryshimi kurrë nuk ndodh, nëse nuk ndodh tek ti. Atëherë, cila është rilindja e PS-së, përveçse kthimi i neo-bllokut në krye të PS-së. Me këtë do ti bindë ai shqiptarët?!, u shpreh Berisha. Sipas tij do të jenë qytetarët që do të japin verdiktin për programin.
Unë dua të përshëndes biznesmenët që e kuptuan se ai lufton me ta për taksat e etërve të tij. I thirri aty dhe po u jepte mendjen e Gramoz Ruçit për biznesin. Do ti jepte leksion biznesit, në një kohë kur u nxori platformën e Spiro Kolekës, sepse për platformën ekonomike ka qenë përgjegjës daja i tij. Propozon taksën marksiste. Ky premton rilindjen e së shkuarës! U premton bizneseve shqiptar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›