E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite e reja dhe hapesira politike

Nga Mark Marku
Kohet e fundit ne dy krahet e spektrit politik shqiptar jane paralajmeruar levizje qe sipas gjasave mund te cojne ne krijimin e partive te reja politike ne Shqiperi. Nga e djathta presidenti Topi ka dhene sinjale se nese nuk do te rikanditohet ne postin e Presidentit te Republikes do ti rikthehet politikes nepermjet nje partie te re. Deri tani si pararoje e partise se re te tij duket se eshte Aleanca Kuq e Zi dhe disa figura te PD-se qe jane larguar nga PD-ja dhe qe kane mbetur te paangazhuar ne politike. Nga e majta disa figura te Partise Socialiste me te spikaturit prej te cileve Islami Malaj Harasani Haxhiymeri por edhe te tjere i kane shfaqur prej kohesh jo vetem pakenaqesite por edhe mundesite e krijimit te nje partie te re te majte.

Edhe pse deri tani mundesia e krijimit te ketyre partive ka qene me teper kercenim politik mundesia e konkretizimit te ketyre levizjeve ne formacione politike te reja eshte jo e paket. Nje gje e tille eshte bere e zakonshme ne politiken shqiptare dhe pikerisht per kete arsye ia vlen per ta analizuar.

Duket se partite e reja qe priten te krijohen burojne nga pakenaqesite e krijuara prej atyre qe pritet te jene themeluesit e tyre me dy partite e medha. Nese ndodh ekzaktesisht ajo qe ka ndodhur me partite e tjera te shkeputura nga formacionet e medha politike do te jemi para nje dukurie politike tashme te konsumuar. Domethene do te kemi disa parti qe ne fazen e pare shfaqin nje lloj interesi dhe dinamizmi me pas vrulli i tyre bie dhe me pas fushata me e afert sjell deshtimin. Ketu nuk kemi asgje per te zbuluar pasi historia e seciles nga partite e vogla te dala nga partite e medha ka patur te njejten harkore historike. Ben ketu perjashtim vetem LSI-ja e cila ka arritur te shkeputet nga PS-ja te krijoje nje elektorat te konsiderueshem dhe te behet faktori i trete i spektrit politik.

Ka shume arsye pse kane deshtuar formacionet e deritashme te dala nga partite e medha por ketu poshte do te rendisim me te rendesishmet.

Zakonisht partite e reja te rendesishme lindin ose nga rryma mendimi dhe levizje te reja politike ose nga pakenaqesite e medha. Ne rastin shqiptar dhe me duket se kesaj i brendashkruhen edhe rastet e krijimit te partive te reja qe jane shfaqur ne horizont partite e reja nuk kane perfaqesuar dhe as nuk pritet te perfaqesojne ndonje levizje te qenesishme politike apo rryme mendimi e njeheresh as pakenaqesi te medha dhe rrjedhimisht edhe nevoja te medha per ndryshim. Ne te vertete ne politiken shqiptare ka nevoja te medha per ndryshim dhe te qytetaret ka pakenaqesi te medha ndaj aktoreve politike por problemi eshte se grupet e reja nuk shfaqen si nevoje e realizimit te ketyre ndryshimeve por si shfaqje e pakenaqesive individuale.

Pavaresisht kesaj edhe pse keto parti nuk sjellin ndonje risi nga pikepamja e perfaqesimit politik ato ndikojne ne ndryshimin e raporteve mes forcave politike ne Shqiperi. E thene me qarte keto parti mund te mos sigurojne nje elektorat te konsiderueshem per tu shnderruar vete ne forca politike kryesore por ato mund te ndikojne ne humbjen elektorale te njeres apo tjetres parti. Pesha e tyre ne kete drejtim rritet edhe me shume nese formacionet e medha politike ekzistuese sillen ne menyre arrogante duke mos reaguar si duhet ndaj levizjeve qe mund te sjellin pakesimin e elektoratit te tyre.
Gazeta Mapo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›