Standardizimi i gjuhes shqipe - e treta e verteta

Nga Nexhmedin Spahiu
Standardet gjuhesore krijohen e zhvillohen paralelisht me krijimin e zhvillimin e kombeve. Kombeve u imponohen shume gjera ne jeten e tyre por arritje te kombeve konsiderohen vetem ato gjera qe jane rezultat i vullnetit. Shqipja standarde nuk duhet te imponohet ajo duhet te krijohet e te zhvillohet.
Gjithe kombet e qyteteruara kane standardizuar gjuhen. Ato kete e kane bere ne menyra te ndryshme por e kane bere. Shqiptaret kete pune e bene dy here. Njehere ne kohen e Mbretit Zog ku u vendos qe gjuhe standarde te jete e folmja e Elbasanit si e folme e natyrshme e ndermjetme mes dy dialekteve te medha dhe heren e dyte ne pranine e shokut Enver Hoxha me 1972 kur u vendos qe shqipja standarde te jete nje hibrid mes toskerishtes dhe gegerishtes me dominim te toskerishtes.
Ata qe donin qe standardi i vendosur nga Mbreti te mos ndryshohej u vrane e u burgosen dhe kesisoj standardi i shokut Enver nen perkujdesjen e Androkli Kostollarit u vendos pa probleme politike.
Kokat me eminente te shqiptarizmit te asaj kohe Branko Merxhani Krist Maloki Ernest Koliqi Arshi Pipa etj. nuk ishin pjese e kesaj ngjarjeje.
Madje ky standard u imponua edhe ne Kosove e Maqedoni dhe kudo qe ishin shqiptaret.
E folura e verioreve as standard as gegerishte
Pa natyrshmeria e ketij standardi doli ne pah pas 30 viteve kur gjeneratat e shkolluara me kete standard nuk arriten ta pervetesonin.
Autori i ketij shkrimi ka filluar klasen e pare te shkolles fillore vitin kur u vendos ky standard. Mijera libra te lexuar per afro 40 vite ne kete standard bene qe une ta kem pervetesuar deri diku standardin ne te shkruar por jo edhe ne te folur. E folmja ime tashme nuk eshte as gegerishtja por dicka ndermjet standardit dhe gegerishtes. Besoj se ku me pak e ku me shume ky eshte rasti me te gjithe kosovaret dhe gjithe shqiptaret e Veriut te Shqiperise.
Pas gati 40 viteve sfiduese per shqipen standarde une arrij ta kuptoj ende gegerishten por jo edhe ta flas e as ta kultivoj. Femijet e mi e kane pervetesuar me mire se une shqipen standarde por e folura e tyre eshte akoma dicka e ndermjetme mes standardit dhe gegerishtes. Femijet e mi veshtire se e kuptojne Gjergj Fishten. Moskuptimi dhe mos shijimi i artit te Gjergj Fishtes si edhe gjithe poeteve veriore eshte nje varferi kulturore te cilen e vuajne tani te gjithe femijet shqiptare. Do te ishte njesoj tragjike nese sot femijet shqiptare nuk do ta kuptonin Lasgush Poradecin. Kjo do te ndodhte sikur me 1972 te ishte vepruar anasjelltas.
E folmja e jugoreve injorim standardi
Duke qene se standardi mori me pak gjera nga gegerishtja jugoret as qe moren mundimin ti pervetesojne keto pak gjera duke e pandehur dialektin e tyre per standard te shqipes. Kete mundim nuk e mori as vete shoku Enver Hoxha.
Duke qene kurioz ne kete drejtim nje dite po vereja ne ekran super yllin e gazetarise televizive Sonila Mece tek thoshte mendja vendi kuvendi ne gjuhen standarde mendja vendi kuvendi.
Shtrohet pyetja nese edhe ylli me i madh i gazetarise televizive e lindur pas miratimit te shqipes standarde nuk paskesh pervetesuar shqipen standarde atehere kush na qenkan ata qe na e paskeshin pervetesuar
Me pas e mori fjalen studiuesi kosovar Isa Bajcinca dialekti i te cilit ishte veshtire i kuptueshem
Kur 15 vite me pare u hap debati per shqipen standarde ne Seminarin e Gjuhes e Letersise Shqipe ne Tirane ishin studiuesit nga Kosova ata qe e kundershtuan me ngulm cdo nisme ne kete drejtim. Per ironi raporti i gazetares Iliriana Stringa ne nje gazete te Tiranes permbante kete fjali Me pas e mori fjalen studiuesi kosovar Isa Bajcinca dialekti i te cilit ishte veshtire i kuptueshem.
Ashiqare standardi i shqipes jo qe nuk ka zgjidhur probleme por ka krijuar probleme. shte bere ne po ate menyre cfare jane bere te gjitha gjerat ne ate kohe me dhune me imponim.
Po derisa banesat e ndertuara ne ate kohe jane meremetuar me dhjetera here qe nga renia e komunizmit banjot kuzhinat dhomat korridoret pullazet dhe jane ndertuar edhe pallate te reja vrraga e arkitektures socialiste ende ka ngelur.
Po keshtu edhe shqipja standarde eshte nje rezultat i diktatures se Enver Hoxhes qe nuk mund te zhbehet dhe vrraget e saj do te mbesin pergjithmone por koha eshte qe te pakten te meremetojme dicka e te ngrejme ndonje pallat te ri te konservojme vlerat dialektore qe kane mbetur akoma gjalle sa nuk jane shkaterruar fare. Kete pune e kemi bere ne jeten tone urbane e kete duhet ta bejme edhe ne gjuhen tone.
Nevoja per nje kongres te ri
Lidershipi politik ne Tirane Prishtine e Shkup duhet te investoje ne nje kongres te ri ku do te ftoheshin gjithe interesentet per te ndertuar standardin e gjuhes shqipe dhe per te konservuar vlerat dialektore. E treta e verteta. Ta bejme kete pune me vullnet e vetedije per vlerat dialektore dhe nevojen e nje standardi te shqipes te tille cfare eshte me e pershtatshme per te dy kombet tona Shqiperi e Kosove dhe per gjithe shqiptaret kudo qe jane.
Standardet gjuhesore krijohen e zhvillohen paralelisht me krijimin e zhvillimin e kombeve. Kombeve u imponohen shume gjera ne jeten e tyre por arritje te kombeve konsiderohen vetem ato gjera qe jane rezultat i vullnetit. Shqipja standarde nuk duhet te imponohet ajo duhet te krijohet e te zhvillohet.
NOA