E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë maqedonase kërkojnë vota në zonat shqiptare

Partitë maqedonase janë aktivizuar për të krijuar terren edhe në zonat shqiptare, për të tërhequr edhe vota shqiptare.

Partitë maqedonase opozitare janë ato që po tentojnë që të tërheqin vota shqiptare, ndërsa zonat e aktiviteteve janë komuna e Studeniçanit, Sarajit dhe disa vendbanime të saj, vendbanimet shqiptare të Velesit, Manastirit, Krushevës, Ohrit, Strugës dhe në periferi të Shkupit.

Aktivistë dhe krerë lokal të LSDM-së kanë shtuar ditët e fundit aktivitetet në zonën e Karshiakës dhe Sarajit. Një përfaqësues lokal i kësaj partie deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se në këto zgjedhje synojnë që të tërheqin votat edhe nga shqiptarët.

“Pse jo, natyrisht që bisedojmë me disa banorë nëpër fshatrat e Karshiakës. Ka gatishmëri dhe se është interesant se asnjë parti shqiptare nuk kritikon Nikolla Gruevski”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA përfaqësuesi lokal i LSDM-së.

Votat pretendohen të fitohen në vendbanimet dhe fshatrat me komunitete të përziera si torbeshë, boshnjakë, turq dhe shqiptarë.

Në zonën e Karshiakës të mërkurën në mbrëmje është parë edhe ish-kryeministri Lubço Georgievski, i cili garon në njësinë 1 për deputet nga radhët e Partisë VMRO-Partia Popullore. Ai ka ndenjur në një nga lokalet e Studeniçanit dhe fshatrave të tjerë, ku ndër të tjera ka biseduar me një grup banorësh shqiptarë, duke i ftuar që të votojnë ofertën e tij politike.

Në vendbanimet e Manastirit, Krushevës dhe Velesit dhe zonat e tjera, tashmë një pjesë e madhe e shqiptarëve pritet të japin votën e tyre për partitë maqedonase. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA nga Manastiri ka zbuluar disa zona, ku votuesit shqiptarë janë marrë vesh për të votuar për parti maqedonase, për shkak të iritimit të tyre ndaj partive shqiptare nga shkaku siç theksohet i anashkalimit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›