Shefja e diplomacisë së BE-së Eshton vizitë në Bosnje

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kethrin Eshton, po zhvilluar një vizitë surprizë në Bosnjë, e cila ka dështuar të krijojë një qeveri të re që prej zgjedhjeve të përgjithshme të cilat janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar.
Në Banja Lukë, kryeqyteti i entitetit serb, Republika Serbe, Eshton pritet të takohet me presidentin serbo boshnjak, Milorad Dodik.
Ajo më pas do të takohet në Sarajevë me përfaqësuesit e Presidencës së përbashkët dhe me liderët e partive kryesore.
Sipas një raporti të përgatitur nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën, Valentin Inzko, Bosnja është në një rrugë të rrezikshme të destabilizimit duke mos pasur një qeveri funksionale dhe gjithashtu ka një sfidë direkte të shkaktuar nga Republika Serbe rreth Institucioneve gjyqësore të shtetit.