E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite shqiptare, bojkot per Presidentin

Partite shqiptare te Lugines se Presheves nuk nxisin pjesemarrje ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale neser ne Serbi. Ne nje informacion te RTK-se verehet se te shqiptaret e Lugines se Presheves disa subjekte kane zgjedhur rrugen e bojkotit. Kryetari i Levizjes se Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka deklaruar se subjekti qe ai drejton nuk ka nderruar qendrim lidhur me pjesemarrjen ne keto zgjedhje. "Kandidatet per postin e Presidentit te Serbise, ne retoriken e tyre ende perdorin forcen si mjet per zgjidhjen e problemeve te shqiptareve dhe per kete arsye ne kemi kerkuar bojkotimin e ketyre zgjedhjeve", ka deklaruar Musliu. Edhe kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka rikonfirmuar qendrimin per bojkot, duke e arsyetuar kete me faktin se kandidatet per president, pa dallim, "jane percaktuar per bllokimin e Serbise" dhe kjo, thekson ai, "bie ndesh me interesat e shqiptareve te Lugines".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›