Zgjedhjet, vijne 3 mije vezhgues te huaj
BEOGRAD - Raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale ne Serbi me 3 shkurt do te monitorohet nga me shume se tre mije vezhgues te huaj dhe te brendshem te Asamblese se Pergjithshme te Keshillit te Evropes, Qendra per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci (CeSid), OSBE dhe Asambleja Nderparlamentare e Bashkesise se Shteteve te Bashkuara (IACIS). Sipas nje vendimi te meparshem te Komisionit Zgjedhor, CeSid ka dhene 3087 akreditime per monitorimin e zgjedhjeve. OSBE-ja 23, IACIS, tre, parlamenti rus do te kete 8 vezhgues dhe ambasadat e Shteteve te Bashkuara dhe Britanise do te kene nje vezhgues. Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes ka informuar Komisionin Zgjedhor se vezhguesit e saj nuk ishin ne gjendje te ndiqnin raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale per shkak te pergatitjes per zhvillimin e sezonit te pare te vitit, i cili filloi me 21 janar.