E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite sot finalizojne qendrimin

PRISHTINE-Subjektet politike ne Kosove pritet qe gjate dites se sotme te marrin qendrimin per mocionin e votebesimit per qeverine e Kosoves qe do te paraqitet ne seancen e se martes ne Kuvendin e Kosoves.
Dy forcat me te medha politike ne vend qe kane prishur koalicionin qeverises PDK dhe LDK do te mund ta percaktojne vendimin per mocionin nese vendosin ti japin votat e tyre.

Pavaresisht pohimeve te Lidhjes Demokratike se teksti i mocionit te votebesimit eshte i papranueshem per te dhe nuk i pergjigjet sic thote realitetit politik ne vend mund te ndodh qe nje pjese e deputeteve nga radhet e saj ta votoje mocionin duke i dhene mundesi kerkesave per organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne dhjetor te ketij viti.

Ish-partneri ne koalicion Partia Demokratike megjithese ka deklaruar se nuk mbane asnje faj per krizen e krijuar institucionale ka lene te kuptohet se mund ti jap votat e nevojshme per mocion votebesimi duke rrezuar qeverine qe ajo aktualisht udheheqe.

Vezhgues te mire te situates thone se kjo do te shenonte precedentin e pare ne nje vend demokratik kur partia ne pushtet do te votonte kunder vetvetes pavaresisht situates se krijuar politike.

Tani per tani kundershtare e fuqishem e mocionit te votebesimit qe u paraqit ne Kuvend nga AKR ne fund te javes se kaluar pas mbledhjes se 40 nenshkrimeve te deputeteve eshte AAK ne opozite.

Nese mocioni i votebesimit do te kaloje me 61 vota te nevojshme qe do te mundesonte rrezimin e qeverise vendi do te futej ne nje krize te re duke e zhvendosur daten e zgjedhjeve nga 13 shkurti i vitit te ardhshem diku nga mesi i dhjetorit te ketij viti.

Kriza institucionale ne Kosove u shkaktua pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu qe u imponua me vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe pas largimit te njeanshem te LDK-se nga qeveria aktuale.

d.b/BBC/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›