E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK do te mbeshtesemocionin e mosbesimit

PRISHTINE- Deputetet e Partise Demokratike te Kosoves jane te gatshem te mbeshtesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverise te propozuar nga partia opozitare Aleanca Kosova e Re.

Kryetari i grupit parlamentar te PDK-se Rame Buja deklaroi sot per BBC se nese nuk do te sigurohen votat e mjaftueshme per mocionin do te votojne edhe deputetet e PDK-se.

Tani per tani ka nje disponim qe te ndodhe nje gje e tille theksoi Buja megjithese sipas tij vendimi perfundimtar do te merret ne nje mbledhje te grupit parlamentar te PDK-se para votimit te mosbesimit.

Ai ka thene se mbeshtetja e mocionit do te ndihmoje daljen e Kosoves nga kriza institucionale.

Ne do te kemi nje takim te marten ne oren 11-te dhe aty do ta marrim qendrimin perfundimtar per mocionin por qe eshte shume i hetuar nje disponim qe kjo agoni e krijuar ne institucionet e Kosoves te nderpritet sa me heret te jete e mundur tha zoti Buja.

Buja theksoi se pas mocionit te mosbesimit do te hapet rruga per zgjedhje te jashtezakonshme te cilat do te mbahen me 7 ose me 12 dhjetor.

e.n/bbc/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›