E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani - Turbina, pragndeshjaPartizani brenda fushës ka marrë 100 për qind të pikëve: katër ndeshje, katër fitore

Rrjetet sociale:

Partizani dhe Turbina do të përballen midis tyre në javën e 9-të Kategorisë së Parë. Partizani, që prej dy javësh drejtohet nga Skerdi Bejzade ndodhet në vendin e 5-të me 13 pikë. Turbina e Cërrikut ndodhet në vendin e 12-të me 9 pikë.

Partizani brenda fushës ka marrë 100 për qind të pikëve: katër ndeshje, katër fitore. Turbina në katër ndeshje në transfertë ka njohur vetëm humbje: katër të tilla.

Në javën e fundit Partizani koleksionoi pikën e parë në transfertë, barazoi 1-1 me Pogradecin. Turbina fitoi derbin me Sopotin 3-1. Si Partizani ashtu dhe Turbina kanë shënuar një numër të njëjtë golash: 8 në 8 takime.


PARTIZANI
Ndeshjet brenda: 4 ndeshje; 4 fitore, 0 barazim, 0 humbje

TURBINA
Ndeshjet jashtë: 4 ndeshje; 0 fitore, 0 barazim, 4 humbje.

Java 9, 31.10.2009
Memaliaj - Pogradeci
Burreli - Kamza
Gramshi - Elbasani
Partizani - Turbina
Skrapari - Luftetari
Bilisht Sport - Lushnja
Sopoti - Beselidhja
Bylis - Ada


RENDITJA, JAVA 8
 
1   Elbasani 8 19
2   Bylis 8 18
3   Lushnja 8 15
4   Pogradeci 8 14
5   Partizani 8 13
6   Ada 8 12
7   Luftetari 8 12
8   Kamza 8 11
9   Beselidhja 8 9
10   Gramshi 8 9
11   Burreli 8 9
12   Turbina 8 9
13   Bilisht Sport 8 9
14   Skrapari 8 8
15   Sopoti 8 7
16   Memaliaj 8 5


Numri i klikimeve - 1383
  E Premte, 30 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›