Dinamo – Apolonia 3-2Blutë e Shkëlqim Muçës, e vetmja skuadër pa humbje në 11 javët e para, tashmë kryesojnë Superligën me 29 pikë, 11 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë, por kavajasit kanë një ndeshje më pak.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Dinamo me fitoren 3-2 ndaj Apolonisë në javën e fundit të fazës së parë vendosi një kandidaturë të fortë për titullin kampion. Blutë e Shkëlqim Muçës, e vetmja skuadër pa humbje në 11 javët e para, tashmë kryesojnë Superligën me 29 pikë, 11 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë, por kavajasit kanë një ndeshje më pak.
Në “Qemal Stafa” dy skuadrat me sulmin më të mirë në kampionat prodhuan shumë emocione e gola në impiantin ndërkombëtar. Serinë e çeli sulmuesi lushnjar i Dinamos, Fatjon Sefa në mintën e 20-të.
Me pjesën e parë të mbyllur 1-0, tekniku Muça kërkoi të administrimin e lojës, por një kryevepër e ish-lojtarit të Partizanit, Arbër Capa në minutën e 51-të rihapi ndeshjen dhe bindjen e trajnerit të ri të Apolonisë, Hasan Lika, për të marrë një pikë në kryeqytet.
Por, senegalezi Papa Diop, i përfolur së shumti për një rekrutim nga ana e trajnerit Kuzhe për ekipin Kombëtar shqiptar, i ridha avantazhin Dinamos në minutën e 81-të, e tri minuta më pas Fatjon Sefa realizoi në të 84’.
Loja pati momente të tensionuara në fundit e takimit, ndërkohë që zëvendësuesi Semir Haxhibuliç realizoi golin e dytë të Apolonisë, pikërisht në limitin e ndeshjes, në të 94’.
Hasan Lika e nisi me humbje aventurën në stolin e Apolonisë, ndërkohë që skuadra fierake pësoi humbjen e dytë rresht, duke grumbulluar në tri ndeshjet e fundit vetëm 1 pikë nga 9 të mundshmet.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11
21.11.2009
14:00 Kastrioti - Flamurtari 1-1
Shënues: Olsi Teqja 57’/ Robert Alviz 90’+4
14:00 Dinamo - Apolonia 3-2
Shënues: Fatjon Sefa 20’, Diop 81’, Fatjon Sefa 84’/ Arbër Capa 51’, Semir Hadjibulic 90’+3
14:00 Vllaznia - Gramozi 1-0
Shënues: Osja 65’
14:00 Shkumbini – Skënderbeu 1-0
Shënues: Mustafaj 57
22.11.2009
13:00 Laçi - Tirana
14:00 Teuta - Besa
1 Dinamo 11 9 2 0 21 6 29
2 Besa 10 5 3 2 7 3 18
3 Apolonia 11 5 2 4 18 13 17
4 Tirana 10 5 2 3 10 8 17
5 Kastrioti 11 4 4 3 11 11 16
6 Teuta 10 5 0 5 11 13 15
7 Shkumbini 11 4 2 5 10 11 14
8 Skënderbeu 11 3 2 6 14 16 11
9 Vllaznia 11 3 2 6 6 11 11
10 Gramozi 11 2 4 5 6 14 10
11 Flamurtari 11 2 4 5 8 14 10
12 Laçi 10 2 3 5 11 13 9
Numri i klikimeve - 222
E Shtune, 21 Nentor 2009