E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani 1 pike pas 22 minutave ne Puke

Kategoria I

Ndeshja e Kategorise se Pare ndermjet Terbunit dhe Partizanit e vlefshme per javen e 5-te dhe e nderprere per shkak te shirave mbi dy jave me pare perfundoi ne barazim 0-0. Takimi i cili ka zgjatur vetem 22 minuta u ka dhene nje pike mjaft te vlefshme te kuqve te drejtuar nga Neptun Bajko. Pavaresisht lodhjes nga ndeshja e fundjaves qe kaloi dhe e rruges se gjate ekipi kryeqytetas nuk eshte kthyer duarbosh nga Puka. Vendasit kishin shansin me te mire per te shenuar kur ne minuten e 7-te nga 22 ne dispozicion fituan nje penallti. Por goditja e Shytanit eshte pritur nga portieri Xhika i cili ka mbajtur te paprekur rrjeten e Partizanit. Me barazimin e djeshem Terbuni humbet nje shans te mire per tu ngjitur ne klasifikim. Pukjanet renditen ne vendin e 8-te me 10 pike ndersa Partizani ne te 12-tin me 7 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›