E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Marie Kraja

Edicioni i 11-te Festivali operistik mbahet ne Akademine e Arteve

Festivali Nderkombetar Operistik Shqiptar Marie Kraja ka mberritur ne edicionin e tij te 11-te. Ne data 30-31 tetor ne sallen e Akademise se Arteve do te zhvillohet per dy net me radhe nje gare e forte e artisteve te ardhur nga te gjitha vendet e botes. Kete vit do te jene 17 kengetare operistike te perzgjedhur mes 114 kandidaturash qe konkurruan ne fazen e pare nder te cilet permendim Alessandro Moccia Alessandra Volpe Alessio Arduini Anjeza Agolli David Steffens Emanuela Brunga Era Hoxha Ivana Hoxha Manuel De Diego Julian Gjojdeshi Manuel De Diego Niki Chaziraki Olha Zaytseva Othalie Pervin Chakar Simona Karafili etj. Kengetaret pjesemarres vijne nga Spanja Gjermania Rusia Italia Meksika SHBA-ja Koreja e Jugut Greqia Maqedonia Danimarka e sigurisht edhe Shqiperia.

Te gjithe keta konkurrente qe do te synojne te marrin cmimet qe ndahen ne fund te ketij festivali do te jene nen gjykimin e nje jurie kritikesh te njohur nga mbare bota operistike. Xhovana Lomazi eshte zevendespresidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO me qender ne Milano organizuese e Festivalit Europian per kengetare te rinj lirik qe zhvillohet ne bashkepunim me La Scala.

Danuza Luknisova eshte nje nder kengetaret me te njohura ne Sllovaki si soliste e Teatrit te Operes te Sllovakise per 20 vjet me radhe. Luca Targetti qe nga viti 1997 deri me 2010 ka mbajtur rolin e Casting Director ne teatrin La Scala e se fundmi eshte Drejtor i Akademise se teatrit La Scala. Jose Francisco Carreres ka punuar si as/regjisor i shume veprave operistike prane disa prej teatrove me te medhenj ne Spanje e Itali. Qe nga viti 2008 eshte drejtor artistik i Festivalit te Murcias. Joan Matabosch eshte President i Opera Europa dhe Drejtor Artistik i Teatre del LiceuBarcelona ndersa Hein Mulders eshte administrator dhe drejtor artistik i Teatrit Kombetar te Operes se Amsterdamit Holande.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›