E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, Duron e kënaq dhe një pikë në BallshNë fazën e parë, dy skuadrat u ndanë në barazim (1-1, java 7) në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stëmasi”, golit të Karapicit të Partizanit, iu përgjigj me penallti nga Bylisi, Roland Nënaj, erdhi

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Ballsh, Partizani fitoi me Bylisin (1-0, java 18), falë golit të sulmuesi korçar Marius Ngjela (21’), pas harkimit mjeshtëror të blerjes dimërore të Partizanit, Engert Bakallit.

Tri pikë të çmuara në luftën për mbijetesë për formacionin e kuq të Shpëtim Duros, njëherësh edhe ndeshja e parë në vitin 2009, kur tashmë pas 28 javësh dy skuadrat kanë një diferencë prej +5 pikësh në favor të Partizanit.   

Në fazën e parë, dy skuadrat u ndanë në barazim (1-1, java 7) në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stëmasi”, golit të Karapicit të Partizanit, iu përgjigj me penallti nga Bylisi, Roland Nënaj,  erdhi pas një 11-metërshi të paqenë, të dhënë nga gjyqtari Shkëlqim Guçe, i cili mbylli edhe serinë e gjykimeve sezonale për “xhaketën e zezë” lushnjare.

Duke ecur edhe më shumë prapa në kohë, për të “zbuluar” fitoren e fundit të Bylisit  ndaj Partizanit (janë tre të tilla në 13 ndeshje midis tyre në total), duhet të kthehesh nëntë vite pas, kur ballshiotët fituan 1-0 (gol i Daniel Xhafës 87’) në shtëpi në sezonin 1999-2000, më kampionatin më të errët të një prej klubeve më të lavdishme të Shqipërisë, në përfundim të cilit, klubi i kuq ra një kategori më poshtë (të Dytën, siç quhej atëherë). Dy fitoret e tjera të Bylisit janë ato 2-0 dhe 2-1, të dyja në sezonin 1998-1999.

Kur shorti i gjyqtarëve, i hedhur direkt të enjten në televizionin “Alsat”, përcaktoi arbitrin tiranas Kridens Meta (18 ndeshje këtë sezon) për të gjykuar takimin Bylis-Partizani, presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, pohoi se kishte dalë profecia e tij, kur kishte deklaruar të mërkurën se ndaj skuadrës së tij do të gjykonte po ky gjyqtar, që sipas tij, do të përpiqej të ndikonte në rezultatin e ndeshjes në dëm të Bylisit.

Në fakt, po të shohësh statistikat e gjykimeve të Metës gjatë këtij sezoni, gjyqtari i shpallur “non grata” në Ballsh, ka gjykuar Bylis-Lushnja (1-0, java 4), një takim ku janë dhënë tre kartonë të kuq, ndërkohë që për rastësi Kridens Meta ka drejtuar Bylis-Partizani (0-1, java 18), pikërisht në ndeshjen e fundit midis dy klubeve.

Partizani e mbaroi serinë kundër skuadrave të mëdha (Tirana, Vllaznia, Dinamo) dhe tashmë nis një tjetër maratonë, akoma më të vështirë, pasi në pesë ndeshjet e fundit deri në përfundim të sezonit do të përballet me ekipe që luftojnë ashtu si dhe të kuqtë për të mbijetuar në Kategorinë Superiore.

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, e ka vlerësuar shumë takimin dhe e ka përgatitur me përgjegjësi skuadrën gjatë gjithë javës për një nga ndeshjet kyçe, ku kërkon nga “djemtë e kuq” minimalisht të evitojnë humbjen në transfertën e vështirë të Ballshit, ashtu siç bënë një javë më parë kundër Tiranës në “Qemal Stafa”.

"Është një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme njëkohësisht. Të dyja luftojmë për të qëndruar në Superligë dhe është një takim i fortë. Bylisi është më poshtë se ne në renditje dhe kërkon rezultat pozitiv, ashtu si edhe Partizani. Gjatë të gjithë kësaj jave kemi zhvilluar përgatitje intensive dhe jemi plotësisht gati për këtë sfidë. Mund të them se është një takim që i ka brenda të tre rezultatet. Megjithatë, një barazim në këtë transfertë të vështirë, sigurisht që na kënaq”, - tha tekniku Duro, i cili zëvendësoi në bankinën e kuqe Hasan Likën, ku ky i fundit në shtatë takimet e para grumbulloi vetëm pesë pikë (Duro në 21 ndeshje ka grumbulluar 25 pikë).

Partizani pas transfertën me Bylisin e vendit të fundit, pret në shtëpi Apoloninë (aktualisht e parafundit) e më pas udhëton drejt Vlorës përballë Flamurtarit. Të kuqtë presin në shtëpi Elbasanin dhe e mbyllin kampionatin në Lushnjë, rivalin e fundit në luftën për mbijetesë.

“Janë më të rëndësishmet e të gjithë sezonit. Duhet përqendrim maksimal në çdo ndeshje. Ne do i marrim një e nga një. Lufta është shumë e fortë dhe këtë e tregon më së miri afërsia me pikë që kanë skuadrat me njëra-tjetrën. Një gabim të çon poshtë, ashtu si një fitore të ngre lart. Ne do ti përballojmë të pesë ndeshjet e fundit të vetëm, siç kemi qenë deri tani. Luajmë vetëm në fushën e lojës dhe nuk kemi asnjë mbështetje nga faktorë të jashtëm. E kam thënë edhe herë të tjera, ne do të festojmë vetëm atëherë kur matematika të na japë të drejtë”, - përfundoi trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro.

NDESHJET E PARTIZANIT
Java 29: Bylis-Partizani
Java 30: Partizani-Apolonia
Java 31: Flamurtari-Partizani
Java 32: Partizani-Elbasani
Java 33: Lushnja-Partizani

NDESHJET E BYLISIT
Java 29: Bylis-Partizani
Java 30: Teuta-Bylis
Java 31: Bylis-Besa
Java 32: Shkumbini-Bylis
Java 33: Bylis-Dinamo

   
NË KËTË SEZON

Faza I: Partizani-Bylis 1-1
Shënues: Karapici 14’ / Nënaj 51' (p)

Faza II: Bylis-Partizani 0-1
Shënues: / Ngjela 21’

BYLIS NË SHTËPI
Në 12 ndeshjet të luajtura në “Adush Muça”, Bylisi ka grumbulluar 20 pikë: 5 fitore, 4 barazime, 3 humbje. Golat: 13-10.

PARTIZANI JASHTË
Në 14 ndeshjet e zhvilluara jashtë kryeqytetit, Partizani ka grumbulluar 14 pikë: 4 fitore, 2 barazime, 8 humbje. Golat: 9-16

KOKË MË KOKË
Bilanci aktual midis dy ekipeve: 13 ndeshje; 3 fitore Bylis, 4 barazime, 6 fitore Partizani; golat: 10-13.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
25.04.2009, 16:30

Apolonia-Elbasani     (Hoxha)
Bylis-Partizani         (Meta)
Dinamo-Shkumbini     (Pashaj)
Lushnja-Flamurtari     (Peza)
Tirana-Teuta        (Jareci)
Vllaznia-Besa        (Sadiku)

RENDITJA

Tirana             55
Vllaznia             54
Dinamo             48
Shkumbini             44
Teuta             41
Besa                 39
Flamurtari         31
Partizani             30
Elbasani             30
Lushnja             29
Apolonia             26
Bylis             25

E Premte, 24 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›