E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani barazon 2-2 me Tiranen

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranes ka perfunduar ne barazim 2-2, nderkohe qe Tirana eshte detyruar te luaje me 10 lojtare pas nje kartoni te kuq te marre nga Osmani ne minuten e 70-te te takimit.

Te paret ne avantazh kane kaluar bardheblute me ane te Stefes ne minuten e katert te takimit, rezultat qe mbeti i pandryshuar per 45 minutat e para.

Ne pjesen e dyte Partizani ka barazuar me Karabecin ne te 64-ten. 12 minuta me vone Nallbani ka pritur nje penallti te dhene per “demat e kuq” e goditur nga Bakaj, por topi ka shkuar ne kembet e Ngjeles qe permbysi rezultatin ne 2-1.

Ka qene Memelli shpetimtari i Tiranes qe ne minuten e 82-te barazoi gjithcka.

Kjo ishte dhe ndeshja e mbetur e javes se 14-te te Superliges. Takimet e djeshme dhane keto rezultate: Dinamo-Besa 4-2, Teuta-Shkumbini 2-0, Bylis-Elbasani 1-1, Flamurtari-Lushnja 2-0 dhe Apollonia-Vllaznia 1-2.

Shkodranet kryesojne te vetem me 28 pike Superligen, te ndjekur nga Tirana me 24 pike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›