E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani, fitore bindëse

Partizani e ka patur të sigurtë hapin e parë drejt titullit kampion në volejboll për meshkuj, ndërsa në rreth një orë e 15 minuta ka mundur Skënderbeun, 3-0. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit në Farkë në ndeshjen e ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Partizani është dominues në setin e parë, të cilin e ka fituar 25-19.

Në të dytin kërkon të reagojë Skënderbeu, por në fund të kuqtë kanë fituar 25-21. Në të tretin të kuqtë nuk kanë mëshirë më, ndërsa triumfojnë në shifrat 25-7 dhe 3-0.

Ndeshja e kthimit luhet më 24 prill në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë në ora 17:00, kurse kampionia shpallet me tre ndeshje të fituara. Të mërkurën nis seria e finaleve të femrave, teksa në ora 17:00, po në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, Skënderbeu do të presë Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›