E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani i ndare ne dy pjese Skuadra e Lacit dhe e Xhanit

Perplasja Te kuqte vazhdojne stervitjet e vecanta ne dy grupe ndersa sot behet federimi ne FSHF

Vetem 24 ore perpara startit te Kategorise se Pare Partizani ndodhet ne kaos te plote. Skuadra e sezonit te ri eshte e ndare ne dy pjese ku ne nje ane qendron ajo e ndertuar nga administratori Paro Laci ndersa ne anen tjeter ekipi i formuar nga ish-presidenti i te kuqve Albert Xhani. Dita e djeshme ka shenuar nje ngjarje te pazakonte gjate paradites ne fushat stervitore ka zbritur skuadra e Xhanit me trajner Neptun Bajkon ndersa pasdite stervitje ka zhvilluar skuadra e Lacit e cila drejtohet nga Petrit Haxhia.

Pas konflikteve te shumta per postin e administratorit qe rrjedhimisht siguron edhe menaxhimin dhe drejtimin e Partizanit Laci dhe Xhani i kane prishur perfundimisht marredheniet. Ata vazhdojne te punojne pa marre ne konsiderate skuadrat e njeri-tjetrit ndersa sot do te jete dita e se vertetes pasi vetem njeri ekip do te federohet ne Federaten Shqiptare te Futbollit per kampionatin e ri. Ne ndeshjen e pare demat do te perballen me Pogradecin nje sfide e parashikuar qe te luhet te shtunen por ku nuk perjashtohet kerkesa per shtyrje per shkak te situates anormale.

Sipas gjasave FSHF-ja do te federoje skuadren e krijuar dhe qe drejtohet nga Paro Laci. Kjo per faktin se ai ka fituar te drejten per te qene administratori i Partizanit pas nje vendimi te Gjykates se Tiranes te marre ne daten 6 shtator. Laci ka depozituar kopje te vendimit prane Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR dhe ne zyrat e federates. Ne anen tjeter drejtuesit e FSHF-se institucion qe nuk nderhyri ne perplasjen mes aksionereve kane theksuar se ata e njohin vendimin e gjykates. Aktualisht skuadra e Lacit perbehet nga 20 lojtare ndersa vazhdojne bisedimet per afrime te reja. Ne anen tjeter ekipi i ndertuar nga Xhani ka ne kontingjent 25 elemente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›