Lila Me Bylisin te bejme kthesen e madhe
Nga eliminatoret e Euro 2012 te Kategoria Superiore kalimi eshte mjaft i shpejte. Kujtimet jane te shumta mbi te gjitha per lojen e mire ne ndeshjen e pare kunder Rumanise por koha ne dispozicion eshte e paket. Kjo eshte arsyeja perse Andi Lila ka harruar aktivizimin si titullar dhe paraqitjen mjaft pozitive si shkaterrues perpara mbrojtjes perkrah Ervin Bulkut dhe minutat e pakta kunder Luksemburgut e eshte perqendruar te Tirana e tij. Edhe pse e kane nisur sezonin me pretendime per te fituar titullin kampion dy javet e para te kampionatit nuk u kane dhene te drejte ambicieve te bardhebluve. Barazimi ne fushen e Elbasanit ne javen e pare te Superiores dhe humbja me Flamurtarin ne Vlore kane bere qe bardheblute te kene vetem nje pike ne klasifikim. Lila i cili eshte shnderruar ne liderin e skuadres kryeqytetase ka komentuar situaten ku ndodhet Tirana dhe thekson se ne takimin e radhes kunder Bylisit nevojiten me patjeter tri piket. Jemi te detyruar te fitojme me patjeter ne ndeshjen e se dieles kunder Bylisit. Duhet te bejme kthesen e madhe ne kete sezon qe sapo ka nisur dhe kjo mund te realizohet vetem duke marre piket e plota. Me tej mbrojtesi shtoi Tirana kerkon me patjeter fitoren ne kete ndeshje per te mos mbetur me mbrapa se rivalet tona ne kampionat. Eumlshte ende heret dhe jane javet e para por nuk mund tia lejojme vetes qe te shkeputemi me shume nga kryesueset. Kthesa pritet edhe prej perforcimeve me te fundit te kryeqytetasve ne merkato. Rikthimi i fantazistit Devi Muka nje lojtar qe ka bere diferencen ne vitet e fundit me Tiranen dhe afrimi i ish-sulmuesit te Kombetares aktualisht golashenuesi me i mire ne historine e kuqezinjve me 14 gola kane bere qe Lila te jete mjaft optimist Me afrimet e reja ne skuader jemi perforcuar ne menyre te dukshme. Tashme Tirana mund te pretendoje per te fituar titullin kampion.