E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partizani shton “fantazinë” në ekip, zyrtarizon një tjetër përforcim për mesfushën

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të mesfushorit kenian Obiero, Partizani ka lajmëruar një tjetër goditje në merkato.

Sektorit që i shtohet edhe një tjetër element me cilësi është po mesfusha ndërsa këtë herë bëhetë fjalë për një lojtar nga Afrika e Jugut.

Rowan Human është është afrimi më i ri i “Demave të Kuq” në këtë merkato. 24-vjeçari është një lojtar, i cili grumbullohet nga kombëtarja e vendit të tij, ka nënshkruar me klubin shqiptar një kontratë për dy sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër. Fantazisti i bashkohet Partizanit nga skuadra afrikano jugore AmaZulu. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave izraelite si Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›