Tatim-taksa akuzon bashkine per politizim taksash
Dega e tatimeve ne Elbasan ka akuzuar disa njesi vendore se po politizojne ceshtjen e derdhjes se detyrimeve ne shtet, duke u nisur nga interesat partiake. Sipas kryetarit te deges se tatimeve Skender Daja gjate ketij viti qindra persona dhe subjekte jane duke ju shmangur detyrimeve pasi pushteti lokal i favorizon ose qendron indiferent ndaj tyre. "Fatkeqesisht konstatojme se disa komuna dhe bashki po politizojne ceshtjen e likuidimit te taksave ne shtet. Nga te dhenat rezulton se jane dhjetera ne mos qindra persona qe nuk jane regjistruar ne degen e tatimeve ose me keq akoma kane paguar detyrimet ne njesite vendore dhe nuk derdhin ne shtet taksat e parashikuara ne ligj. Bashkia e Elbasanit nuk po punon me regjistrimin e subjekteve tek tregu industrial , gjithashtu edhe bashkite Belsh dhe Perrenjas kane mangesi te medha ne kete drejtim. Ne bashkine e Elbasanit jane rreth 300 subjekte kryesisht tek tregu industrial qe po favorizohen. E njejta situate verehet edhe ne komunat Gjinar, Gjergjan, Shushice, Rrase, Labinot Mal etj. Fatkeqesisht, keto njesi i kane marre detyrimet e veta. Sipas nesh me bizneset po favorizohen politikisht. Kjo i sjell dem arkes se shtetit dhe vete personave". Nga ana e saj, bashkia e Elbasanit ka bere te qarte se eshte duke regjistruar subjektet dhe se te gjitha procedurat po ndiqen ne baze te ligjit.
Fatos Salliu
Fatos Salliu